0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Çfarë lutje thuhet kur gjërat të vështirësohen?

Më të lexuarat

Hadithi nr 2886- Nga Enesi (radijAllahu anhu) se i dërguari i Allahut  ka thënë:

اللهم لا سهل إلا ما جعلته سهلا وأنت تجعل الحزن إذا شئت سهلا

Allahume la sehle ile ma xhealtehu sehlen, ue Ente texh’al-ul hazne idha shi’te sehlen

“O Allah, nuk ka asgjë të lehtë përveç asaj që Ti e ke bërë të lehtë dhe nëse Ti dëshiron, këtë vështirësi mund ta bësh të lehtë.” 1


E ka transmetuar Ibn Hibani në Sahihun e tij (me nr 2427), Ibn Sunnij (351), ed-Dija në “Mukhtar”-(nr 1683-1684), Ebu Nuajmi në “Akhbar Asfahan” 2/305, dhe Asbahani në “Terghib” 1/131 nëpërmjet Hamad ibn Selemes, nga Thabit dhe ky nga Enesi radijAllahu anhu se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë…dhe përmendi transmetimin e mësipërm. Zinxhiri i transmetimit është i saktë sipas kushteve të Muslimit.

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Vargu i haditheve të sakta, vëll6/fq. 902
www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit