-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

ÇFARË I NDALOHET TË VEPROJNË TË AFËRMIT E TË VDEKURIT?!

Më të lexuarat

1. Vajtimi.

Malik El-Eshariu na tregon se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Katër gjëra që gjenden në Umetin tim kanë mbetur nga koha e injorancës, edhe ato janë:

– lavdërimi me sojin;

– ofendimi për gjakun;

– kërkimi i shiut me astrologji; dhe

– vajtimi.”

Gjithashtu, Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Nëse nuk pendohet vajtuesja, në Ditën e Kiametit do t’i vishen rroba katrani dhe parzmore nga zgjebja.” ¹

2. Rrahja e vetes dhe shqyerja e rrobave.

Abdullahu na tregon se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Nuk është prej nesh ai që i bie fytyrës, i shqyen rrobat dhe ulëret me thirrje të injorancës.” ²

3. Rruajtja e kokës.

Ebu Berdete Ibn Musa na tregon se Ebu Musën e kaploi një sëmundje e rëndë dhe u alivanos. Kokën e kishte në prehër të gruas së tij. Kur ai u alivanos, ajo bërtiti, mirëpo ai nuk mundi t’i thotë asgjë. Kur u kthjellua, i tha:

“Distancohem nga ajo që është distancuar Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, është distancuar nga vajtuesja, ajo që rruan kokën dhe ajo që shqyen rrobat.” ³

4- Çrregullimi e flokëve.

Një grua, e cila i kishte dhënë besën Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, mes tjerave ka thënë: “Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, na kis- hte marrë besën për vepra të mira, dhe që të mos gabojmë ndaj urdhrave të tija. Mos ta dëmtojmë fytyrën, mos të mallkojmë, mos të shqyejmë rrobat dhe mos të çrregullojmë flokët”

Burimi: ” Përmbledhja e Fikhut” / Autor: Abdul Adhim Bedevi

¹ Shiko: “Dispozitat fetare mbi xhenazen”, fq. 27, “Es-Sahiha”, nr. 734 dhe Muslimi 2/644/934).

² Buhariu dhe Muslimi.

³Buhariu dhe Muslimi.

⁴ Buhariu dhe Muslimi

The post ÇFARË I NDALOHET TË VEPROJNË TË AFËRMIT E TË VDEKURIT?! appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit