Transmetohet nga Ebu Hurejra radijallahu anhu, se Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “Mos e kini zili njëri-tjetrin”. Muslimi
Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë. Zili është që ta urresh njeriun për mirësitë që Allahu i ka dhënë. Shembull i saj është të urresh që Allahu i ka dhënë një njeriu mirësi në pasuri, djem, grua, dituri, adhurim apo ndonjë nga mirësitë e tjera pa marrë parasysh a ke shpresuar që Allahu t’ia marrë këto pasuri apo jo.
Disa dijetarë thonë se zili është që të shpresosh ndërprerjen e mirësive të Allahut ndaj tjetrit, mirëpo kjo është më e keqja dhe më e rënda, sepse mjafton thjesht të urresh pse Allahu i ka dhënë një njeriu nga mirësitë e Tij dhe kjo është zili. Zilia është prej cilësive të jehudëve dhe kush ka zili u ka përngjarë atyre, Allahu na ruajtë. Allahu i Lartësuar thotë: “Shumë nga ithtarët e librit, prej zilisë që kanë në vete, dëshirojnë që t’ju kthejnë nga besimi në mosbesim, tani që e vërteta është e qartë për ata”. (El-Bekare: 109)
Nuk ka dallim mes urrejtjes së asaj që Allahu i ka dhënë dikujt tjetër e ajo mirësi të vijë tek ti apo pasjes së dëshirës që vëllai yt ta humbasë atë, edhe nëse nuk mendon që të të vijë ty.
Libri “Komentar i librit Rijadu Salihin” Vëllimi i dytë