3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Çfarë është ligji i tërheqjes dhe a ka devijime në akide në këtë ligj?

Më të lexuarat

Pyetje: Çfarë është ligji i tërheqjes dhe a ka devijime në akide në këtë ligj?

Përgjigja:

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

Ligji i tërheqjes ose i sekretit të suksesit të supozuar nuk është gjë tjetër veçse një pretendim jobesimtar dhe politeist, siç thotë edhe vetë autorja e librit të tyre të botuar në termat e saj anglisht, e cila i drejtohet personit që përqafon dhe ndjek ligjin e tërheqjes:
(You are god in physical body)
(Ti je zot në një trup fizik).
Dhe kjo sepse ata besojnë se njeriu krijon jetën e tij dhe se njeriu është shoqërues me Zotin në rregullimin e çështjeve duke menduar, fokusuar në atë që dëshiron që të jenë frekuencat ose dridhjet e tij me atë që ai don të realizojë, çfarëdo gjëje që të jetë ajo që ai don të realizojë: qoftë pasuri, shërim, sukses, lumturi..etj.

Allahu thotë në librin e Tij fisnik:
{أَمْ جَعَلُوا لِلَّهِ شُرَكَاءَ خَلَقُوا كَخَلْقِهِ فَتَشَابَهَ الْخَلْقُ عَلَيْهِمْ}
“A mos i bënë All-llahut shokë (idhuj) e edhe zota krijuan si krijoi Ai dhe atyre u është bërë i ngjashëm (i paqartë) krijimi (e nuk po dinë se cilië shtë krijim i Zotit, e cili i idhujve)?” [Rrad: 16]
Duke iu kundërpërgjigjur atyre që ndjekin këtë ligj dhe pretendimet e tij, të cilët thonë se njeriu e krijon jetën e tij.
Sipas tyre: “Siç mendojmë dhe ndiejmë, një frekuencë korresponduese dërgohet në univers që tërheq përsëri tek ne ngjarjet dhe rrethanat në të njëjtën frekuencë.
Për shembull, nëse mendoni me mendime të zemëruara dhe ndiheni të zemëruar, do të tërhiqni ngjarje dhe rrethana që shkaktojnë që të ndjeheni më shumë zemërim.
Po kështu, nëse mendoni dhe ndiheni pozitivisht, do të tërhiqni ngjarje dhe rrethana pozitive. Sekretet thonë se rezultatet e dëshirueshme të tilla si shëndeti, pasuria dhe lumturia mund të tërhiqen thjesht duke ndryshuar mendimet dhe ndjenjat e dikujt.” Këto mendime janë shumë të rrezikshme për fenë dhe teuhidin tonë.

Ajo që paraqitet në disa trajnime të quajtura zhvillime personale ose vetëzhvillim që pretendojnë përmirësimin e jetës në përdorimin e teknikave të reja, në fakt janë vetëm shkatërruese, sepse e bëjnë njeriun që të bjerë në shirk dhe idhujtari, dhe të veprojë veprime që janë kundërshtim të qartë të besimit të akides së pastër Islame, prandaj kujdesni mos bini pre e kurtheve të shejtanit.
Allahu na ruajtë!

@AdelinaKucana

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit