1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

CENSUSI 2023 – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Identiteti fetar është pjesë e rëndësishme e identitetit njerëzor dhe ai merr kuptim gjithmonë në shoqëri dhe brenda shoqërisë, sidomos kjo bëhet më e dukshme dhe e rëndësishme kur kjo shoqëri është heterogjene nga pikëpamja fetare, sepse identiteti fetar është njëkohësisht edhe identitet kulturor, komunitar e social, por edhe familjar i trashëguar i dikujt.

Sigurisht përkatësia fetare e dikujt nuk është vetëm përkatësi ndaj një grupimi apo komuniteti, pjesë e të cilit t’i deklarohesh se je, kur deklaron fenë tënde, siç janë muslimanët apo të krishterët, por edhe përkatësi individuale dhe shpirtërore ndaj besimit dhe doktrinës që çdokush ka zgjedhur apo pranuar.

E parë nga ky aspekt

Islami është fe që ka doktrinën dhe parimet e tij, dhe është një besim që ngërthen në vetvete në mënyrë të pandarë, edhe besimin individual edhe përkatësinë ndaj grupit dhe trashëgimisë. Pra të deklarohesh si muslimanë do të thotë njëkohësisht se ti beson tek një Zot i vetëm dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, por gjithashtu dhe se je pjesë e një bashkësie të madhe fetare, që është ajo e muslimanëve të këtij vendi.

Ndaj dhe çdo shqiptar që gjendet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, që e ndjen veten si musliman qoftë edhe në njërin nga këto aspekte, duhet të deklarohet pa asnjë hezitim se është musliman.

Muslimanët duhet të jenë krenar me përkatësinë e tyre fetare, dhe nuk kanë përse të turpërohen apo frikësohen nga askush, ndaj duhet të deklarohen gjatë regjistrimit se janë muslimanë dhe të sigurohen që kjo e dhënë është shënuar e tillë nga punonjësit e regjistrimit.

Hoxhë Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit