0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Çavusoglu: Vëzhguesi i OSBE-së i referendumit në Turqi ka pozuar para paçavures së PKK-së

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu deklaroi se nga vëzhguesi i Këshilli të Evropës, i cili pozoi para paçavures që simbolizon organizatën separatiste terroriste PKK, nuk presin paanshmëri.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu deklaroi se nga vëzhguesi i Këshilli të Evropës, i cili pozoi para paçavures që simbolizon organizatën separatiste terroriste PKK, nuk presin paanshmëri.

Në postimin e bërë në llogarinë zyrtare në rrjetin social Twitter, Ministri Çavusoglu përdori fotografinë e vëzhguesit të zgjedhjeve nga Këshilli Evropian, deputetit gjerman të Partisë së Majtë, Andrej Hunko, i cili pozoi para paçavures, e cila simbolizon organizatën separatiste terroriste PKK dhe në mesazhin e tij shkroi këto fjalë: “Hunko, i cili pozoi me paçavuren e tradhtarëve, është vëzhgues i zgjedhjeve nga Këshilli Evropian. A mund të presim paanshmëri nga ky person?”

Dje përfaqësuesit e misionit të përbashkët vëzhgues ndërkombëtar të Zyrës së Institucioneve Demokratike dhe të Drejtave të Njeriut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, organizuan një konferencë të përbashkët për shtyp, ku bënë deklarata në lidhje me votimet në referendumin popullor në Turqi.

Deklaratat e njëanshme dhe të padrejta të bëra nga ky mision u pritën me reagimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit