16.6 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Kosovë – Ish-kryeministri Bajram Rexhepi shtrohet në spital pas një ataku kardiak

Më të lexuarat

Sipas mediave kosovare, Rexhepi ka pësuar një atak në zemër dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve…

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, është shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas mediave kosovare, Rexhepi ka pësuar një atak në zemër dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Bajram Rexhepi vitet e fundit është tërhequr plotësisht nga politika dhe punonte në profesionin e tij si mjek kirurg, profesion të cilin e ka ushtruar dhe në 1999, si kirurg i UÇK-së.

Më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetësimin e Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit