16.6 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Qeveria turke vendos për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Qeverisë, Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) në deklaratat që bëri për gazetarët ndërkohë që mbledhja e Këshillit të Ministrave vazhdonte nën drejtimin e Presidentit Erdoan tha se Kabineti vendosi për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Zv.kryeministri i Zëdhënësi i Qeverisë, Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) tha se Këshilli i Ministrave ka marrë vendim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ndërkohë që mbledhja e Kabinetit vazhdonte nën drejtimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), Numan Kurtullmush bëri deklarata për gazetarët.

“Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u mor vendimi për zgjatjen me 3 muaj të gjendjes së jashtëzakonshme (OHAL) duke filluar nga ora 01.00 e ditës së mërkurë, 19 prill 2017, tha Kurtullmush duke shtuar se vendimi do ti dërgohet për miratim Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM).

“Në referendumin e ndryshimeve kushtetuese (që u mbajt të dielën) fitoi demokracia turke”,- tha zëdhënësi Kurtullmush duke vënë në dukje pjesëmarrjen e lartë në votim. “Një pjesëmarrje mbi 85% tregon ndjeshmërinë e qytetarëve tanë për ti dalë për zot demokracisë”, shtoi zëdhënësi.

Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) do të publikojë rezultatet zyrtare të referendumit dhe me publikimin e rezultateve në Fletoren Zyrtare do të hyjnë në fuqi edhe 18 pikat (e ndryshimit të kushtetutës), sqaroi Kurtullmush.

Zëdhënësi Numan Kurtullmush tha se pas publikimit të rezultateve zyrtare të referendumit në Fletoren Zyrtare nuk ka më ndonjë pengesë për anëtarësimin sërish të Presidentit Erdoan në Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit