2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Çavuşoğlu dhe Zarif biseduan për muslimanët e rrezikuar në Mianmar

Më të lexuarat

Burime brenda diplomacisë turke, thonë se një nga temat kryesore të diskutimit ishte kriza në Arakan në të cilën pjesëtarët e pakicës muslimane u ballafaquan me sulme brutale nga ushtria e Mianmarit dhe militantët budistë

ANKARA (AA) – Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Iranit, Mevlüt Çavuşoğlu dhe Javad Zarif kanë diskutuar përmes telefonit për krizën e rëndë humanitare dhe dhunën të cilës i janë nënshtruar muslimanët e Arakanit në Mianmar, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç bëjnë të ditur burime brenda diplomacisë turke, një nga temat kryesore të diskutimit ishte kriza në Arakan në të cilën anëtarët e pakicës muslimane u ballafaquan me sulme brutale nga ushtria e Mianmarit dhe militantët budistë.

Nën pretekstin e luftimit të grupeve militante, ditëve të fundit ushtria e Mianmarit ka demoluar së paku 60 fshatra muslimane, për çka dhjetëra mijëra banorë të këtyre fshatrave janë detyruar të ikin në Bangladeshin fqinj.

Sipas raporteve të fundit të OKB-së, 73 mijë muslimanë nga Arakani kanë hyrë në Bangladesh dhe dhjetëra mijëra të tjerë po presin të kalojnë kufirin.

Nga shkaku i mungesës së organizatave ndërkombëtare, është e pamundur të flitet për bilancin e saktë të të pësuarve në sulmet e fundit ndaj vendbanimeve muslimane. OJQ-të lokale thonë se mijëra njerëz janë vrarë.

Çavuşoğlu më herët tha se Turqia ishte e gatshme të ndihmonte Bangladeshin dhe të merrte të gjitha shpenzimet për t’u kujdesur për muslimanët e dëbuar nga Arakani, e njohur si pakica etnike më e shtypur në botë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit