23.3 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Erdoğan: Çështjen e Mianmarit do ta dërgojmë në axhendën e AP të OKB-së

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se çështjen e Mianmarit do ta dërgojnë në axhendën e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se çështjen e Mianmarit do ta dërgojnë në axhendën e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (AP-OKB), raporton Anadolu Agency (AA).

Në lidhje me krizën njerëzore në Mianmar Erdoğan tha se “Në datën 19 të muajit ne do të vendosim në kuptimin më të gjerë çështjen e Mianmarit në axhendën e AP të OKB-së. Ndërkohë si president i radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islamik diskutoj dhe kam diskutuar këtë çështje me afërsisht 20 liderë botërorë”.

“Fatkeqësisht në Mianmar janë kryer masakra të shumta”, tha Erdoğan duke shtuar më tej se “Njerëzia përballë këtyre masakrave ka qëndruar e heshtur”.

“Mendoj se edhe ju e keni ndjekur nëpërmjet televizioneve situatën e Mianmarit, situatën ku ndodhen muslimanët, i keni vërejtur vuajtjet e tyre dhe se si janë djegur fshatrat e tyre. Ne si Turqi me Gjysmëhënën e Kuqe dhe me kryesinë e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) kemi dërguar ndihmat tona dhe gjithashtu vazhdojmë të dërgojmë”, deklaroi Erdoğan.

Presidenti Erdoğan pas ceremonisë mortore të mbajtur në Stamboll për dëshmorin Er Halil Ibrahim Gürel i cili ra dëshmor si pasojë e një sulmi terrorist në rajonin Çukurca në qytetin Hakkari të Turqisë ka zhvilluar një vizitë në ndërtesën e kryesisë së rajonale të Partisë AK dhe i është drejtuar pjesëmarrësve të pranishëm me një fjalim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit