1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Çavuşoğlu dënon “fuqishëm” bastisjet e forcave izraelite në xhaminë Al-Aksa

Më të lexuarat

“Është e pamundur ta pranojmë këtë, e dënojmë në mënyrën më të fuqishme”, tha kryediplomati turk, duke theksuar se ky racizëm dhe islamofobi që ka filluar kohëve të fundit në Evropë vazhdon duke u rritur, veçanërisht në Izrael

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu, ka dënuar “fuqishëm” bastisjet e forcave izraelite në xhaminë Al-Aksa, si dhe ka theksuar se Izraeli ka shkelur shenjtërinë e Harem-i Sherifit dhe ka hedhur një hap që do të prishë status quo-në historike, raporton Anadolu.

Çavuşoğlu pas takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve turq në Misionin e Përhershëm të Türkiye-s në NATO.

Duke dënuar “fuqishëm” bastisjet e forcave izraelite në xhaminë Al-Aksa, Çavuşoğlu theksoi se Izraeli ka shkelur shenjtërinë e Harem-i Sherifit në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe se ka hedhur një hap që do të prishë status quo-në historike.

“Është e pamundur ta pranojmë këtë, e dënojmë në mënyrën më të fuqishme”, tha kryediplomati turk, duke theksuar se ky racizëm dhe islamofobi që ka filluar kohëve të fundit në Evropë vazhdon duke u rritur, veçanërisht në Izrael.

Ai rikujtoi se më parë i kanë paralajmëruar që të mos ndodhë një provokim i tillë, veçanërisht në muajin e Ramazanit.

“Në parim ramë dakord që në muajin e Ramazanit të takohemi me homologun egjiptian në Türkiye”

I pyetur rreth vizitës në Türkiye të homologut të tij egjiptian, Sameh Shoukry, Çavuşoğlu tha se:

“E ftova në Türkiye. Në parim ramë dakord që në muajin e Ramazanit të takohemi. Sugjeruam disa data. Edhe ata bënë sugjerime. Tashmë kolegët tanë po punojnë rreth kësaj dhe shpresoj do të ndiejmë kënaqësi që ta mirëpresim Sameh Shoukry në vendin tonë”.

Duke komentuar edhe reagimin e president turk, Recep Tayyip Erdoğan, rreth vizitës së ambasadorit amerikan në Ankara, Jeffry Flake, me kreun e opozitës, Partisë Popullore Republikane (CHP) dhe kandidatin presidencial të Aleancës Kombëtare, Çavuşoğlu tha se nuk është e drejtë që një ambasador të takohet me një kandidat në atmosferën e zgjedhjeve.

Ai shtoi se sipas praktikava diplomatike, takime të tilla nuk bëhen për të mos dhënë pamjen e mbajtjes së anës pasi atmosfera zgjedhore të ketë hyrë në një vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit