-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Car Llazari e fitoi “betejën” e Kosovës të shekullit XXI (Video)

Më të lexuarat

Përmendorja e figurës kombëtare të Serbisë, Car Llazari, ka zënë vend në qendër të veriut të Mitrovicës.
Ky monument i krijuar me paratë e shtetit serb, është 7.5 metra i lartë e mbi shtatë tonelata i rëndë, ndërsa gishtin tregues të dorës së majtë e ka të drejtuar kah jugu, ku është Gazimestani, vendi i betejës së Kosovës, e ku aleanca ballkanike në krye me Llazarin humbi ndaj Perandorinë Osmane. Në këtë betejë Llazari e gjeti vdekjen.
Kjo përmendore përurohet me ceremoni shtetërore të Serbisë, ditën e marte, derisa serbët në veri janë të ngazëllyer për ardhjen e kësaj përmendore.
Asamblistët shqiptarë të Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, kanë thënë se përmendorja e Carit serb është provokim i radhës. /Klan Kosova/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit