2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Burgjet izraelite të stërmbushura me palestinezë

Më të lexuarat

“Pritet që 888 vende shtesë për paraburgim të shtohen në shtatë burgje gjatë muajve të ardhshëm, duke shfrytëzuar hapësirat publike si mensat dhe dhomat e ngrënies”, thuhet në një raport.

Izraeli tha se po përpiqet të gjejë vende për të strehuar palestinezët pas mbipopullimit nëpër qeli për shkak të arrestimeve të përhapura në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Gaza që nga 7 tetori, transmeton Anadolu.

“Pritet që 888 vende shtesë për paraburgim të shtohen në shtatë burgje gjatë muajve të ardhshëm, duke shfrytëzuar hapësirat publike si mensat dhe dhomat e ngrënies”, thuhet në një raport të paraqitur nga Shërbimi i Burgjeve izraelite në Knesset, parlamentin e Izraelit, për të diskutuar zgjidhjet pas mbipopullimit të burgjeve, raportoi gazeta lokale Calcalist.

“Rreth 91 për qind e të burgosurve palestinezë mbahen aktualisht në kushte që nuk plotësojnë kërkesat e Gjykatës së Lartë për sigurimin e hapësirës minimale të jetesës”, shkruan gazeta.

Më herët të martën, organizata izraelite Mjekët për të Drejtat e Njeriut zbuloi dhjetëra dëshmi në lidhje me shkeljet izraelite, duke përfshirë rrahje, keqtrajtime, sulme seksuale dhe neglizhencë mjekësore ndaj të burgosurve palestinezë që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza.

Ajo theksoi se dhuna e rëndë e ushtruar ndaj të burgosurve palestinezë përputhet me përkufizimin e torturës sipas Konventës kundër Torturës dhe Trajtimeve ose Ndëshkimeve të tjera Mizore, Çnjerëzore ose Degraduese.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit