12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Porosia për të ngrënë hallall!

Më të lexuarat

▪️Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: «Allahu i ka porositur besimtarët siç i ka porositur profetët dhe ka thënë:

O ju të dërguar! Hani prej të këndshmeve dhe punoni punë të mira.”
Dhe ka thënë gjithashtu:
“O ju që besoni! Hani prej të këndshmeve me të cilat ju kemi furnizuar.”»
E transmeton Muslimi.

➖Ibn Raxhebi thotë: “Këtu për qëllim është se profetët dhe ymetet e tyre janë urdhëruar të hanë prej të këndshmëve dhe ato janë hallalli.”
Kështu në këtë hadith shihet se si hallalli është quajtur me fjalën i këndshëm, sepse Allahu i madhëruar i ka bërë hallallit ndikim të mirë në zemra sikurse i ka bërë haramit ndikim të keq në zemra. E nuk thotë Allahu për ata që hanë kamatën: “Nuk ngrihen veçse si ai që e ka prekur Shejtani me çmenduri”.

▪️Hallalli më i mirë është të fitosh jetesën me punën tënde, siç thotë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Fitimi më i mirë është të punojë burri me dorën e tij dhe çdo tregti e ndershme.”

Fjala e tij “të punojë burri me dorën e tij” do të thotë të fitosh nëpërmjet zanatit që mund të jetë në fushat si: bujqësi, blegtori, gjueti, zejtari etj.

Fjala e tij “dhe çdo tregti e ndershme” d.m.th.: ajo tregti e cila është sipas rregullave të Allahut dhe pa mashtrim.

/Shkëputur nga libri “Histori të bukura të rrëfyera nga Profeti Muhamed (alejhi selam) -qëllime dhe dobi/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit