19.4 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Botimet Islame në gjuhën shqipe deri më 2020

Më të lexuarat

Libri “Botimet Islame në gjuhën shqipe deri më 2020”, me mbi nëntëqind faqe, është fryt i një pune ambicioze disavjeçare e autorit Shaban Ramanit, i cili në një vepër bibliografike voluminoze, ka regjistruar të gjitha botimet me tematikë islame në gjuhën shqipe, të botuara në një hark kohor nga viti 1936 e deri në vitin 2020, nga botuesë të ndryshëm të vendit tonë dhe të rajonit, respektivisht të botuara në trevat shqiptare, por edhe më gjërë.

Rëndësia e kësaj vepre bëhet edhe më e madhe kur dihet parasysh se në të janë të regjistruara botimet që nga regjimi komunist, i cili regjim e luftonte besimin me të gjitha mjetet, e në anën tjetër botimet e asaj kohe janë në zhdukje e sipër. Ndërkaq, botimet që janë bërë në sistemin pluralist – demokratik, janë në numër shumë më të madhë, në krahasim me sistemin paraprak, ku botues të edicionit islam kanë qenë vetëm bashkësitë fetare të rajonit. Por, rëndësia e këtij libri nuk mbetët vetëm në këtë segment, ajo është tepër e rëndësishme edhe për studuesit e shkencave islame, për të cilët do të jetë referencë dhe burim i literaturës islame sepse autori, përpos shënimeve bibliografike, për secilin botim me disa fjalë shkruan edhe tematikën e çdo botimi.
Po ashtu, rëndësia e veçantë e kësaj vepre është në faktin se autori nuk kufizohet vetëm me edicionin islam në Maqedonin e Veriut, por ai i përbledh të gjitha botimet të botuara në Republikën e Kosovës, Republikën e Shqipërisë dhe gjetiut. Nisur nga kjo, vepra ne fjalë do të kërkohet edhe për hulumtuesit shqiptarë të trojeve shqiptare dhe më gjërë. S`ka dyshim se vepra në fjalë do t`iu shërbejë edhe nëpunësave fetarë, të cilët merren me interpretimin e mësimeve islame si dhe do t`iu shërbejë nxënësve të medereseve dhe studentëve të shkencave islame për të gjetur burimet e mësimeve islame, në të gjitha fushat.
Marrë parasysh këtë që u potencua më lart si dhe rëndësinë e madhe historike që ka kjo vepër, në fushën e bibliografisë së literaturës islame, të botuar në fund të shekullit 20 dhe në fillim të shekullit 21, Rijaseti i BFI-së merr përsipër botimin e saj, botim i cili në një farë mënyre është ribotim i të gjithë edicionit islam të regjistruar në të. Themi kështu sepse jemi të bindur se kjo vepër do të ruajë dhe do të zhvillojë fjalën e shkruar islame në gjuhën shqipe, jo vetëm tek ne por edhe më gjërë në rajon dhe gjetiut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit