-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Botës islame i duhet një botëkuptim i qartë përballë gjendjes aktuale”

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmuş: “Ose do të dorëzohemi përballë Sykes-Picot-it të dytë, ose do të bashkohemi përballë medh’hebizmit”

STAMBOLL (AA) – Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmuş, në një intervistë për gazetën saudite me qendër në Londër, esh-Sharku’l-Evsat, ka deklaruar se bota islame duhet të zhvillojë një botëkuptim të qartë përballë gjendjes aktuale në Lindjen e Mesme, raporton Anadolu Agency (AA).

“Fuqitë imperialiste 100 vite më parë detyruan vendosjen e kufijve përmes marrëveshjes Sykes-Picot. Ndërsa tani jemi përballë Sykes-Picot-it të dytë”, tha Kurtulmuş. Ai ka vënë në dukje se vendet islame duhet të bashkohen përballë një ndarjeje të mbështetur në copëzimin medh’hebor.

“Ose do të dorëzohemi përballë Sykes-Picot-it të dytë, ose do të bashkohemi përballë medh’hebizmit”

Duke theksuar se Turqia përmes bashkëpunimit që është duke ndërmarrë me Arabinë Saudite po punon për mënjanimin e copëtimit të vendeve Islame, Kurtulmuş u shpreh: “Turqia nuk dëshiron të shohë Irakun, Sirinë, Libinë apo ndonjë vend tjetër të copëtuar. Duhet të bashkohemi për dhënien fund të luftës medh’hebike dhe për një axhendë të përbashkët që do të sjellë stabilitet. Shohim që Arabia Saudite luan rol aktiv në këtë çështje. Momentalisht jemi në një moment shumë kritik. Ose do të dorëzohemi përballë Sykes-Picot-it të dytë, ose do të bashkohemi përballë medh’hebizmit.”

Duke bërë një vlerësim edhe për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE), Kurtulmuş tha: “Kemi ngritur marrëdhënie të mira me BE-në që nga viti 1993. Por për fat të keq Turqia është gjendur shpesh herë përballë politikave me dy fytyra të BE-së. Për shembull në vend të anëtarësimit të plotë, plani i ortakërisë së privilegjuar është një nga këto. Nëse do të shohim përplasjet e fundit mes BE-së dhe Turqisë, do të kuptojmë që ato janë mbledhur në dy tema. Njëra është heqja e regjimit të vizave, ndërsa tjetra është emigracioni i paligjshëm.”

“Kemi zhvilluar takime me drejtuesit politikë në BE. Kemi vazhduar me reformën e cila përfshinë edhe pikën 73 në ligjet e drejtësisë. Duhet ti kishin hequr vizat në muajin korrik. Por mesa duket ata pritën që të plotësohen të gjitha kushtet. Në mesin e pikave të marrëveshjes me BE-në ishte edhe pakësimi i numrit të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë në ishujt grekë. Por për fat të keq BE-ja me pa ndonjë shkak bindës nuk e hoqi regjimin e vizave dhe e shtyurë atë”, ka thënë Kurtulmuş dhe më pas ka shtuar se “marrëveshja e ripranimit me atë të heqjes së vizave është e njëjtë dhe paralele.

Kurtulmuş në fund të fjalës së tij ka thënë se vendet e BE-së janë larguar nga dhënia e ndihmës Turqisë për demokracinë, pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik nga organizata terroriste FETÖ.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit