20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Mustafa propozon matjen e territorit të Kosovës lidhur me demarkacionit me Malin e Zi

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se gjasat për heqje të vizave në vitin 2017 janë shumë të vogla nëse gjatë këtij viti nuk ratifikohet marrëveshja.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në sencën e sotme të qeverisë së Kosovës deklaroi se në mbledhjen e parë të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian është theksuar se Kosova e ka patjetër të ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nëse dëshiron regjim pa viza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një kumtesë të qeverisë vihet në dukje se Mustafa ka thënë se gjasat për heqje të vizave në vitin 2017 janë shumë të vogla nëse gjatë këtij viti nuk ratifikohet marrëveshja.

Nga këtu ai apeloi që deputetët kosovarë të miratojnë marrëveshjen për çka propozoi formimin e një komisioni për përcaktimin e hapësirës së territorit kosovar.

“Në qoftë se ka nevojë, ne mundemi që si Qeveri ta themelojmë edhe një Komision i cili do të bënte matjen e sipërfaqes së Kosovës, në bazë të vendimit të Komisionit për përcaktimin e vijës kufitare se sa kilometra katrorë i ka Kosova dhe a është zvogëluar sipërfaqja e Republikës së Kosovës, duke kërkuar edhe prej opozitës të japin edhe ata ekspertë të vetë, sepse mbesim para opinionit ndoshta borxhli që ta njoftojmë opinionin lidhur me të dhënat ekzakte për territorin e Republikës së Kosovës, dhe në qoftë se edhe kjo bëhet shumë e qartë, e saktë, transparente, atëherë nuk ka asnjë arsye që ne mos ta përfundojmë edhe këtë proces”, ka thënë Mustafa i cituar në kumtesën e qeverisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit