3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Borrell: Në fund të qershorit mund të kemi takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë se deri në fund të muajit qershor ka gjasa që të ketë një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut mes dy vendeve.

Këtë deklaratë ai e ka bërë para mediave të enjten, pak para fillimit të Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Bruksel.

Borrell tutje e ka cilësuar hap të rëndësishëm arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për sektorin e energjisë.

“Kam dëgjuar një lajm të mirë, ne kemi arritur një marrëveshje në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për ta vënë në praktikë anën energjetike të problemit, që është një hap i rëndësishëm për të shkuar para. Ne do të vazhdojmë të punojmë në dialog, ndoshta deri në fund të muajit do të mund të kemi një takim të nivelit të lartë në një hap tjetër”, ka deklaruar Borrell.

Ai shtoi se BE-ja duhet t’i mbajë shtetet e Ballkanit Perëndimor afër vetes. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit