Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka komentuar sërish situatën në veri të Kosovës.
Borrell tha të enjten nga Moldavia se kryesit e dhunës duhet të vihen para drejtësisë. Ai bëri thirrje të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi.
“Ne duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga e duhur, ajo duhet të dënohet dhe kryesit e dhunës duhet të vihen para drejtësisë. Pra duhet shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizje të pakoordinuara”, ka deklaruar Borrell.
Përfaqësuesi i BE-së, tha se shpreson që sot në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian, të zhvillojë një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas atij që pati dje në Bratislavë me kryeministrin Albin Kurti. /Telegrafi/