1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Borrell: Drejt një lufte totale në Lindjen e Mesme

Më të lexuarat

Paralajmërimi i kryediplomatit europian pas një dite të përgjakshme në Liban

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, paralajmëroi se konflikti midis Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit kërcënon ta zhysë Lindjen e Mesme në “luftë totale”.

“Mund të them se jemi pothuajse në prag të luftës totale,” tha diplomati, i cili do të merrte pjesë në një takim të homologëve të tij të G7 në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

“Nëse kjo nuk është pothuajse një situatë lufte, nuk e di se si do ta quani,” këmbënguli ai, duke iu referuar numrit të madh të viktimave civile në Liban.

Sulmet e rënda ajrore izraelite kundër qindra pozicioneve të Hezbollahut vranë dje 492 njerëz në Liban, përfshirë 35 fëmijë, sipas autoriteteve në vend, i cili përjetoi ditën e tij më vdekjeprurëse që nga fillimi i armiqësive në kufi, një ditë pasi shpërtheu lufta në Rripin e Gazës mes Izraelit dhe Hamasit.

Borrell bëri thirrje për një armëpushim përgjatë të ashtuquajturës Linja Blu, e cila ndan Izraelin verior nga Libani jugor, një bastion i Hezbollahut.

Linja blu e Kombeve të Bashkuara ka ndarë që nga viti 2000 zonat ku ndodhen forcat e armatosura libaneze nga ato ku ndodhen forcat e armatosura izraelite.

Ashtu si në Rripin e Gazës, i cili ka pësuar dëme të paimagjinueshme dhe po përballet me një fatkeqësi humanitare pas gati një viti lufte, Borrell përshkroi faktin se civilët në Liban “po paguajnë një çmim të padurueshëm dhe të papranueshëm”.

 “Është koha për të bërë diçka. Ne të gjithë duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndalur luftën”, shtoi Borrell, duke pranuar megjithatë se përpjekjet diplomatike të deritanishme për t’i dhënë fund konfliktit në Rripin e Gazës kanë dështuar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit