14.1 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Fakti i kryer: shtetit brenda shtetit, edhe në Wikipedia

Më të lexuarat

“Gratë të vishen si të duan”, ja ç’thuhet në faqen e njohur enciklopedike

“Shteti sovran i bektashinjve” në Tiranë, tashmë ka edhe faqen e vetë në Wikipedia, enciklopedinë më të madhe në internet.

E çuditshme është se kjo faqe është ngritur dhe formuar menjëherë brenda pak orëve, teksa lajmin për planin e shtetit sovran të bektashinjve e dha kryeministri Edi Rama për New York Times, raporton DITA.

Faqja e “Shtetit Sovran Bektashi” në gjuhën angleze ka informacion të saktë që përputhet me ato çka ka deklaruar Rama, madje edhe detaje se si do të funksionojë, sipërfaqen që do të ketë, monedhën që do të përdorë e të tjera.

“Krijimi i qeverisë do të kërkojë miratimin e Kuvendit të Shqipërisë. Baba Mondi, bektashi Dedebaba, deklaroi se do të shërbente si kreu i vendit në rolin e tij si udhëheqës shpirtëror, ndërsa theksoi se shteti nuk do të mbajë ushtri, roje kufitare apo gjykata. Shteti është planifikuar të lejojë konsumimin e alkoolit dhe t’i lejojë gratë të vishen si të duan, në kontrast me teokracitë më konservatore islame”, thuhet në faqen e Wikipedia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit