1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Bllaca 2, shahen e fyhen me publikun si të ishin në rrugë

Më të lexuarat

Vazhdoi seanca gjyqësore Bllaca 2

Prishtinë, 6 qershor, Ka vazhuar në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës, seanca gjyqësore ndaj gjashtë të pandehurve: Sadik Abazi, Fahredin Gashi, Driton Hajdari, Bekim Syla, Shaban Syla dhe Shpresim Uka. Trupi Gjykues i EULEX-it përbëhej nga kryetari Tore Tomasen dhe prokuroria speciale Ema Rizato

. Në këtë seancës gjyqësore nuk ishte i pranishëm dëshmitari bashkëpunues Nazim Bllaca. Gani Geci, ka dhënë dëshminë e tij, por me të hyrë në gjykatore kanë nisur polemikat, kacafytja me fjalë dhe nuk munguan as fyerjes me sharje nënash… ndërmjet publikut dhe të pandehurve, konkretisht Shaban Sylës.

Në këto polemika ndërmjet Gani Gecit e Shaban Sylës, edhe një person nga publiku lëshonte fjalë e sharje… Policia mundohej të qetësonte situatën, por gjërat ndryshuan kur në sallë hynë anëtarët e Trupit Gjykues. Me të nisur procesi i pandehuri Shaban Syla, njoftoi KTGJ-në me një vërejtje shumë të madhe siç thai, ku në prani të prokurores dhe forcave policore e të tjerëve është fyer edhe me nënë nga Gani Geci. Shaban Syla, shtoi se po ashty njejtë është fyer edhe nga një person tjetër nga publiku të cilin nuk e njeh

. “Më ka sharë edhe nënën”, i tha KTGJ i pandehuri. Më pas kryetari i TGJ-së i tha të pandehurit se nëse jeni kërcëuar e fyer bëjeni me avokatin një raport. Derisa Shaban Syla i trgegonte kreut të TGJ-së se është sharë edhe me nënë, nga ana tjetër Gani Geci i kundër përgjigjet ti je Syliç. Më pas situata u qetësua dhe dëshmitari Gani Geci, nisi me marrje në pyetje. Ai tha se nuk i njeh personalisht të pandehurit, por i njoh sepse qe tre vjet janë në media. Ai shtoi se nuk i intereson për të dëmtuarin Ibush Kllokoqin që ishte një UDB-ash, por edhe ai ka pasur të drejtë të jetoj.

Ndërsa për Ismet Arifin tha se ishte në LDK, ndërsa Adem Salihajn ishin bashkë në LDD e LDK. Ndërsa prokurorja Ema Rizato vazhdoi me pyetje dhe dëshmitari tregoi se ishte së pari kryetari i FR-LDK-së në Skënderaj, më pas ishte pjesëtarë i njësive guerile të UÇK-së së komandantit Adem Jashari dhe ishte mbështetës i institucuioneve shtetërore dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës të miratuar në Kaçanik në vitin 1992. Nga 2007-2010 ishte deputet dhe kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit pr Inteligjencë të Kosovës, ishte nënkryetar i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri. I pyetur nga prokurorja rreth takimit me Nazim Bllacën, Gani Geci tregoi se asnjëherë më parë nuk ishte takuar me të, por vetëm atëherë kur nisën me publikimin e tyre. Dëshmitari shtoi se datat nuk i kujtohen, sepse këto çështje u zhagitën shumë saqë ato u harruan, por ishte diku para zgjedhjeve të vitit 2009.

“Një ditë para se mu takuar me Nazim Bllacën më ka thirr në telefon Halit Gashi, i cili më ka thënë se një person dëshiron të takohet me mu. I thash se mundet dhe më pas më ka thirr ne telefon Nazim Bllaca i cili ka kërkuar takim, sepse ka thënë në telefon smundem me fol dhe e kemi lënë të takohem në Prishtinë”,tregoi Geci.

Sipas tij të nesërmen Bllaca ka shkuar në Skënderaj me një BMW të bardhë me një nipë të tijin dhe kanë nisur sqarimet. “Hymë në auto-shkollën e vllaut tim dhe Bllaca nisi të më tregoj dhe unë nisa të shkruaj. N.B më tha se ishte pjesëmarrës në shumë vrasje, 17 tentim vrasje e atentate e në shumë rrahje. Në fillim si besojsha dhe i kërkova letërnjoftimin dhe përmendi edhe atentatit ndaj Adem Salihajt pastaj nisa të besoj”, tha Geci. Ai tregoi se i ka thënë Bllacës që të shkojnë në Ferizaj dhe gjatë rrugës më ka spjeguar gjërat që janë thënë edhe në DVD. Geci, tregoi se e kanë thirr Salihajn dhe i ka treguar se është me njeriun që të ka ruajët një muaj për të vrarë. Më pas jemi takuar me të në një lokal. “Bllaca përmendi një rast që për mua ishte i rëndësishëm që Azem Syliçi, ka dhënë urdhër për vrasjen e axhës së vet Seferin dhe kjo ishte për mua kryesorja”, tha Gani Geci.

Ai tha se tradita shqiptare nuk është me vrarë njeriu axhën e vet. Dëshmitari tregoi se me Adem Sajlihajn e Nazim Bllacën kanë diskutuar rreth publikimit të DVD-së dhe me kamer kemi bërë incizimin.Bllaca, e ka lanë amanet incizimin për familjet e e dëmtuara. Gani Geci tregoi se Bllacës i janë dhënë shuma të mëdha parash për të mos folur. Dëshmitari tregoi se ka shumëzuar qindra DVD edhe atë në mënyrë ligjore. Geci trgeoi se kanë informuar Ambasadën Amerikane në Kosovës dhe pastaj edhe EULEX-in.

Ai tregoi se janë takuar edhe me Hashim Thaçin, pastaj pas 9 ditësh është publikuar DVD-ja. “Kryeministri Hashim Thaçi na ka thënë kush qka ka bërë, ka me gjet”, tregon dëshmitari. I pyetur nga avokatët për SIA-në Geci, tha se të gjitha shërbimet ilegale në Kosovë ishin produkt i SHIK-ut.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit