4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Blerta Restelica, fermerja llapjane shembull i mirë për femrat shqiptare

Më të lexuarat

Tashmë qyteti i Podujevës nuk është i njohur vetëm për mbjelljen e dredhëzave dhe mjedrave, por ka diçka që më shumë do ta njohin këtë qytet dhe do të lavdërohet për ngritjen dhe zhvillimin e bujqësisë.

Diçka që nuk mund ta shohim shumë në qytet të tjera, që çdo herë kanë qenë shërbëtore të punës e jo udhëheqëse të punës kanë qenë raste te rralla por janë bërë te shpeshta t’i shohim femrat e reja duke punuar tokën, apo duke u marrë me bujqësi.

Ajo që ka thyer çdo tabu, çdo mit se gruaja nuk është për “ara” (për punimin e tokës) është Blerta Restelica, një vajzë e re e shumë premtuese për të ardhmen e vendit tonë.

Blerta është studente e masterit në Fakultetin e Bujqësisë, në Departamentin Pemëtari dhe Vreshtari, e cila profesionin e vetë është duke e zbatuar në praktikë duke punuar tokën dhe duke u bërë një prodhuese e pemëve të imëta, dredhëza dhe mjedra.

blerta2

blerta3

Ajo në një bisedë për portalin bujqesia.org, tregon për dashurinë që ka për të qenë një agronome e denjë dhe një punëtore që do e rrisë prodhimtarin vendore më produktet e saj që tashme ka kultivuar.

“Meqë profesioni që kam zgjedhur për të studiuar është bujqësia, unë kam vendosur që njohuritë e marra nga studimet t’i vë në praktike. Mënyra që kam zgjedhur për t’i praktikuar është përmes pemishteve. Posedoj dy pemishte. Pemishte me dredhëz me sipërfaqe prej 0.50 ha, e cila është grant i mbështetur nga USAID përmes programit AGRO dhe pemishtja tjetër është me mjedër, me sipërfaqe prej 1.20 ha dhe është grant i mbështetur nga MBPZHR”, deklaroi Blerta.

Blerta është edhe besimtare, ajo praktikon fenë Islame dhe është me shami, që është një shembull i mirë për shumë femra, e cila me pasion kryen punën e fermerës.

Pasi që jeni me mbulesë a ke patur probleme në punën që ke nisur dhe a kanë ngurruar donatorët të të ndihmojnë në projekte grante etj.?

“Aplikimet për grante kur i kam bërë i kam shikuar të gjitha kërkesat që kërkojnë donatorët në mënyrë që idetë e mia/ projektet të jenë në përputhshmëri me ato kërkesa. Përmbajtja e atyre kërkesave dhe idetë për zhvillim të sektorit të bujqësisë, duke ndikuar në këtë mënyre në përmirësimin e ekonomisë familjare, e edhe asaj kosovare, i ka “detyruar” donatorët në një farë mënyre të më përkrahin në ngritjen e këtyre pemishteve. Fatmirësisht nuk kanë nguruar dhe falë punës dhe angazhimit që kam pasur unë dhe familjarët e mi edhe suksesi nuk ka munguar. Ata nuk kanë shikuar në fizionominë time, mirëpo në idetë e mia”, u shpreh Blerta.

Ajo në pemishten e vetë ka të kultivuara kultivarin e dredhëzës “Albion” , ndërsa në pemishten e mjedrës ka të kultivuar kultivarin “ Polka”.

bl2

Blerta nga pemishtet që ka kultivuar në fillim nuk ka qenë që ka fituar edhe shumë, por pasioni, dashuria nuk e kanë bërë që të tërhiqet nga rruga që ka nisur dhe për fitimin nuk mërzitet fare.

“Nga pemishtja me dredhëz kemi fituar rreth 5 mijë €uro, ndërsa nga pemishtja me mjedër rreth 2 mijë €uro”, u shpreh Blerta.

E pyetur se cila qe arsyeja të merreni me bujqësi, dhe pse zgjodhët të merreni me pemë të imëta?

Blerta u përgjigj: “Arsyeja pse merrem me bujqësi është se kam zgjedhur këtë fushë të studimit fillimisht, duke vazhduar me punë praktike në bujqësi më pastaj. Pemët e imëta janë grup i pemëve vlerat ushqyese e të cilave janë shumë të larta dhe përfitimet ekonomike që sjellin këto pemë kur kultivohen në sipërfaqe të mëdha janë jashtëzakonisht të mëdha.”

Pemishtja e Blertës do punë dhe angazhim të madh ajo ka të angazhuar edhe punëtor të rregullt dhe sezonal.

“Punëtorë të rregullt kemi tre, të cilët janë pjesëtar të familjes, ndërsa punëtorë sezonal kemi 10, shumica prej tyre janë të rrethinës dhe kemi lidhje familjare me ta.”

Ajo përveç që shet dredhëza dhe mjedra të freskëta në kohë sezoni, ka filluar ta provon edhe me prodhimin e reçelit dhe kompotit.

“Shitja e dredhëzave dhe mjedrave si të freskëta ka qenë tregu ynë kryesor dhe në masë më të madhe për këtë vit, mirëpo, kohë pas kohe kemi bërë edhe përpunimin e tyre në formë të reçeleve dhe komploteve”, theksoi ajo.

bl6

Po si është tregu i mjedrës apo i dredhëzës më shumë i shitni më shumicë në pikat grumbulluese dhe në cilën pikë grumbulluese i shitni apo edhe me pakicë?

Blerta përgjigjet: “Mjedrën 97 % të prodhimit e shesim me shumicë në pikën grumbulluese “Agro-Fruit”, në Podujevë. Dredhëzën më shumë e shesim me pakicë rreth 60 %, ku furnizojmë disa markete në Podujevë dhe Prishtinë, ndërsa pjesën tjetër e shesim më shumicë në “Extra Fruit Fillings”, në Prizren.

Por sa është e kënaqur Blerta me çmimin?

“Sa i përket çmimit të mjedrës nuk jam edhe shumë e kënaqur, pasi që në fillim të sezonit ka qenë një çmim më i kënaqshëm, ndërsa tani është më i ulët, krahasuar me punët e shumta që kërkon mjedra, si për mirëmbajtje ashtu edhe për vjelje. Mirëpo, sa i përket dredhëzës jam e kënaqur sepse dredhëza shumë më pak kërkon punë në kultivim, mirëmbajtje, e po ashtu edhe vjelja është shumë më e lehtë krahasuar me mjedrën.”

bl8

Më tej ajo shtoi: “Numri i sipërfaqeve të mbjellura me pemë të imëta dita ditës po rritet. Rezultat i shtimit të sipërfaqeve bën që të rritet edhe konkurrenca në treg, aty ku ka shumë konkurrencë çmimi ulet. Mirëpo, besoj që institucionet shtetërore do i përkrahin më shumë pikat grumbulluese në zgjerim të sipërfaqeve ku bëhet grumbullimi dhe në këtë mënyrë ata do të kenë kushte më të mira për ruajtjen e pemëve të grumbulluara, do të sigurojnë një treg të mirë. Uroj shumë që nëse çmimi nuk do të ngritët atëherë të paktën të mos bie më poshtë se sa është aktualisht.”

Po ashtu ajo theksoi: “Me çmim aktual nuk jam edhe shumë e kënaqur, pasi kërkon shumë punë për kultivim, por sa i përket tregut të sigurt jam shumë e kënaqur. Nuk brengosem se a do të ketë vend ku do mund t’i shes me pakicë apo jo, sepse shitjen e kam të siguruar në pikat grumbulluese.”

E pyetur se a ka menduar ta zgjeron me shumë fidanishten?

Blerta deklaroi: “Aktualisht edhe për vitin që vjen nuk mendoj të zgjeroj sipërfaqen, sepse dua që të bëjë një menaxhim më princip në këto sipërfaqe që posedoj, ndërsa sa i përket viteve tjera do të shoh nëse ka kërkesa të larta në treg dhe si sillet çmimi i tyre. Dredhëza është kultura me të cilën do të rritja sipërfaqen, sepse është më fitimprurëse.”

Blerta është një shembull i mirë dhe që duhet ndjekur edhe shoqet e saja, që puna e bujqësisë nuk është vetëm për burra dhe për ata që jetojnë në fshat, por është një punë apo biznes i mirë që në fund nga kjo punë të vjelë të mirat materiale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit