0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bisedimet politike me Beogradin janë mbyllur

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është shprehur i bindur se bisedimet politike me Beogradin janë mbyllur.Krasniqi, në një intervistë për “Evropën e Lirë”, ka thënë se çështja e dialogut në raport me Beogradin që është zhvilluar gati për një vit në Bruksel, ka prodhuar disa marrëveshje – disa konkluzione, por të cilat nuk janë zbatuar dhe pengesë kryesore vazhdon të jetë Serbia.

“…Pra, duhet të bisedojmë edhe me Beogradin, siç kemi qenë të obliguar nga rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuar për të biseduar për çështje teknike, që kanë të bëjnë me përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve të dy vendeve tona. Por, këto bisedime që janë mbajtur për një vit në Bruksel, nuk kanë prodhuar një lehtësim, në ndonjë segment kanë krijuar edhe vështirësi më tepër se sa që kanë krijuar lehtësi. Tani në Beograd kemi ardhjen e një radikali si president të Serbisë. Ende nuk ka një kabinet qeveritar të formësuar dhe në ketë moment, nuk besoj se ka atmosferë dhe gatishmëri për bisedime”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se çështja e veriut është problem më vete, por nuk është që pala e Kosovës nuk e ka ofertën e vet, po është çështja se serbët e asaj pjese të Kosovës kanë refuzuar dhe vazhdojnë të refuzojnë të drejtat dhe liritë që ua ofron Kushtetuta dhe që ofron dokumenti gjithëpërfshirës i presidenti Ahtisari.

Duke folur rreth mundësisë për bisedime politike, Krasniqi tha “Nuk ka një kërkesë të tillë në vijë zyrtare dhe konsideroj që, tash për tash, nga të gjitha këto që i thashë për bisedime politike me Beogradin jam i bindur që ato bisedime janë mbyllura. Statusi politik i Kosovës është zgjidhur, Kosova është e njohur ndërkombëtarisht. Gjykata Ndërkombëtare e ka dhënë vlerësimin pozitiv për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe Kosova dhe nuk është problem në këtë rrafsh”.

Ai ndër të tjera ka thënë se duhet që pala serbe, Beogradi, t’i respektojë marrëveshjet që janë arritur në Bruksel dhe ajo duhet t’i shpërbëjë të gjitha strukturat e veta që i ka në atë pjesë të Kosovës dhe që janë pengesë kryesore edhe për qytetarët serbë të Kosovës, për të pasur një jetë më të qetë për të jetuar në një shoqëri ku sundon rendi dhe ligji.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit