1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Bisedë telefonike Erdogan-Putin: “Rusia t’u japë një tjetër mundësi negociatave”

Më të lexuarat

Presidenti Erdoğan ka theksuar se janë të gatshëm të luajnë një rol lehtësues në procesin e negociatave

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, në bisedë janë diskutuar zhvillimet e fundit në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë.

Presidenti Erdoğan ka shprehur kënaqësinë e tij për përfundimin me sukses të shkëmbimit të të burgosurve Rusi-Ukrainë me ndërmjetësimin e Türkiye-s, si dhe për funksionimin e Marrëveshjes së Istanbulit, të realizuar me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara.

Erdoğan ka deklaruar se zgjatja e mekanizmit, që do të skadojë në nëntor, është në interes të përbashkët, duke shtuar se po vazhdojnë të punojnë në lidhje me eksportin e pandërprerë të plehrave dhe drithërave ruse.

Presidenti turk ka thënë se nevojiten hapa për uljen e tensioneve për t’i hapur rrugën zhvillimeve më pozitive dhe se nga Rusia pritet të ndërmarrë hapa për të lehtësuar këtë proces, veçanërisht lidhur me çështjen e aneksimit të disa rajoneve të Ukrainës.

Duke i kërkuar presidentit rus Putin që t’u japë një tjetër mundësi negociatave, Erdoğan ka theksuar se janë të gatshëm të luajnë një rol lehtësues në këtë proces.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit