-2 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Bisedë telefonike Erdogan-Putin, në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe Siria

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar të premten në darkë një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin…

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar të premten në darkë një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin.

Burimet presidenciale njoftojnë se gjatë kësaj bisede telefonike mes Erdoganit dhe Putinit është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe për çështjet rajonale me interes të përbashkët, me në krye Sirinë.

Sipas të njëjtit burimi, dy liderët kanë shkëmbyer gjithashtu mendime dhe informacione në lidhje me sulmin ndaj ushtarëve turq gjatë ofensivës që po zhvillohet në qytetin sirian, Al-Bab, në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”, i cili nisi më 24 gusht nën drejtimi ne Turqisë për spastrimin e elementëve terroristë nga veriu i Sirisë, si dhe kanë rënë dakord në lidhje me përshpejtimin e përpjekjeve për t’i gjetur zgjidhje krizës humanitare në Halep.

Kreu i shtetit turk ka theksuar se operacioni “Mburoja e Eufratit” është tregues i vendosmërisë së vendit të tij në luftën kundër terrorizmit dhe se mbështesin tërësinë territoriale të Sirisë.

Ndër të tjera, Erdogani dhe Putini kanë konfirmuar vendosmërinë e tyre për të mbështetur procesin e normalizimit të marrëdhënieve Turqi-Rusi.

Ata kanë nënvizuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat dhe, në këtë kontekst, kanë folur gjithashtu për vizitën, që Kryeministri turk Binali Yildirim, do të realizojë në Moskë më 6 dhjetor, si dhe për mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi, e cila do të mbahet në gjysmën e parë të 2017-s.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit