1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Bisedë me fjalën

Më të lexuarat

Nga: Xhasim Mutava

Bisedë me fjalën

Sapo kisha blerë një revistë Islame dhe ndërkohë që po e shfletoja, sytë mu ndalën tek një fjalëkryq i thjeshtë. Ai përbëhej nga disa shkronja, me të cilat lexuesi duhej të formonte fjalën e duhur. Shkronjat ishin: ë f k s c i r a i
Menjëherë fillova të orvatem për të gjetur fjalën e duhur. Pas disa dështimesh, më në fund e gjeta. Fjala e duhur ishte “sakrificë”. Një ndjenjë gëzimi më përshkoi trupin, pasi më dukej se kisha bërë diçka.
Por diçka e çuditshme ndodhi, fjala që sapo kisha zbuluar foli. Po po, foli e më tha: ”Ty tu desh të sakrifikosh kohën që të gëzohesh për fitoren e arritur. Kushdo që sakrifikon kohën e tij për të ftuar në fenë e Zotit, ai do të arrijë kulmin e gëzimit dhe të fitores.”
Ftuesi: “Ke të drejtë. Dukesh që je një fjalë magjike.”
Sakrifica: “Prandaj Umer ibnul Hatabi thoshte: “Rehatia e burrave është shkujdesje dhe indiferentizëm (gafle).”
Ftuesi nuk duhet të rehatohet dhe qetësohet vetëm pasi të jetë munduar dhe rraskapitur. Në të kundërt, rahatllëku i konsiderohet indiferentizëm.
Ftuesi: “Po por, unë jam njeri dhe nuk bëj dot pa rahatllëk.”
Sakrifica: “E kush të tha mos të rehatohesh dhe qetësohesh? Por ajo që kërkohet është se shumicën e kohës ta kesh të zënë me angazhime. Ai që i shmanget rrezeve të diellit dhe pluhurit me qëllim që ta ruajë freskinë e lëkurës, ta dijë se një ditë do të detyrohet të qëndrojë rrafsh me tokën. Prandaj, njeriu duhet të përgatitet për atë ditë, pasi nuk është krijuar kot, pa një mision dhe qëllim. Kurrë mos u bëj prej asaj kategorie njerëzish të cilët nuk i shqiten hijes. Por lëviz dhe ftoji njerëzit ditë e natë, dimër e verë.”
Ftuesi: “Shoh që po më flet vetëm rreth sakrifikimit të kohës.”
Sakrifica: “Sepse vuaj prej disa ftuesve, të cilët e sakrifikojnë jetën dhe pasurinë, por kur vjen puna tek koha tërhiqen. Kam konstatuar se shpesh herë preferon interesat e tua personale dhe lë pas dore Ftesën. Kështu, ti sakrifikon kohën për gjithçka tjetër, duke u treguar zemërngushtë dhe koprrac kur vjen puna për Ftesën.”
Ftuesi: “Këto janë aftësitë dhe mundësitë e mia. Çfarë mund të bëj?”
Sakrifica: “Jo, ti e di mirë sa aftësi dhe mundësi ke. Ji i sinqertë me veten o rob i Zotit! Ti je bujar, sakrifikon veten dhe pasurinë për Ftesën, por kur vjen puna tek koha, tërhiqesh.”
Ftuesi: “Ndihem i lëkundur. Dua të sakrifikoj gjithçka për Ftesën, por interesat dhe angazhimet… Dua ti sakrifikoj gjithë interesat, pasi ftesa është më e rëndësishme se gjithçka.”
Sakrifica: “Duhet të vendosësh përfundimisht. Unë nuk po të ftoj të heqësh dorë nga interesat e tua, por thjesht po të ftoj që detyrat ndaj Zotit të kenë epërsi mbi çdo gjëje tjetër.”
Ftuesi: “Jam i hutuar dhe s’di ç’të bëj.”
Sakrifica: “S’ka pse të ndjehesh i hutuar. Thjesht përpiqu të ambientohesh me kushtet. Mëso si ta menaxhosh kohën dhe ti ndash punët, me qëllim që gruas, fëmijës dhe biznesit të mos u japësh më shumë kohë sesa ftesës në rrugë të Zotit. Mëso nga natyra e ujit, i cili ambientohet me çdo situatë dhe ambient. Ai merr formën e enës në të cilën vendoset, saqë edhe kur ngrihet lart në qiell – në formë avulli – ambientohet me kushtet atmosferike. Përfito nga natyra e ujit, i cili e çan edhe shkëmbin kur pikon mbi të pikë – pikë”.
Ftuesi: “Fjalët kanë efektin e magjisë, por nëse veproj sipas këshillave të tua, do të më duhet të sakrifikoj shumë gjëra.”
Sakrifica: “E tillë është natyra e kësaj feje. Kërkon veprimtari jo plogështi, kujdes  dhe jo shkujdesje.
Sadi Rafij thotë: “Burgu më i rëndë i kësaj bote, është një mendim dhe fiksim i dështuar qw të mbyll brenda. Ai është i tillë që as nuk e realizon dot dhe as mund ta braktisësh.”
Ftuesi: “Na fute në botën e letërsisë tani.”
Sakrifica: “Vetë më pyete dhe kjo ishte përgjigja ime.”
Ftuesi: “Le ti kthehemi temës mbi sakrifikimin e kohës.”
Sakrifica: “Mirë, urdhëro e fol!”
Ftuesi: ”Më lipset një shembull, një model i gjallë.”
Sakrifica: ”Po të sjell shembullin e imam Ebu Ala Meududit qw hodhi themelet e lëvizjes Islame në Indi. Ai shkroi libra, mbajti ligjërata, luftoi dhe u burgos. Motoja e tij ishte: “Nëse ulem unë, kush do të qëndrojë në këmbë?”
Ftuesi: “Ku shfaqet sakrifica e kohës në ato që the?”
Sakrifica: “Në vetë moton e tij: Nëse ulem unë, kush do të qëndrojë në këmbë?” Këto fjalë janë tregues i veprimtarisë së tij, sakrifikimit të kohës saqë rrallë herë e shihje të ulur. Ai kishte gjithmonë parasysh thënien e Umerit r.a.: “Rahatllëku për burrat është indiferentizëm.” Vetë Meududi (Zoti e mëshiroftë), ishte gjithmonë në aktivitet dhe i vetëdijshëm.
Ftuesi: “Besoj se kjo është metoda e ndjekur nga burrat e mirë dhe të ndershëm, apo jo?”
Sakrifica: ”Po. Një ditë, Abdul Meliku – djali i Umer ibnu Abdul Azizit – e gjeti të atin duke fjetur në drekë. Pasi i ati hapi sytë, ai i tha: “Ishe duke fjetur o baba?!” Ai u përgjigj: “Po o bir. Shpirtin e kam si një mjet udhëtimi dhe nëse e rëndoj më shumë seç duhet, kam frikë se këputet.”
Të tillë ishin ata burra. U lodhën dhe u dërrmuan derisa e përmbushën mesazhin e adhurimit të një Zoti të vetëm dhe kwtw ua përcollën brezave të ardhshëm. Ata na udhëzuan, na edukuan dhe na shpëtuan nga rreziqe shkatërruese.
Ne duhet tu jemi mirënjohës, ta mbajmë amanetin dhe të punojmë ashtu siç punuan. Ata mbollën dhe hëngrëm ne. Duhet të mbjellim ne që të hanë të tjerët. E që të mbjellësh, duhet të përzihesh me njerëzit, të komunikosh me ta dhe tu përçosh të vërtetën.
Ftuesi: “Më preke shumë me këto fjalë. Ka disa ftues si edhe unë që Ftesa dhe kontributi për fenë, nuk gëzojnë prioritet ndaj kohës dhe interesave personale.
Sakrifica: “Ftesa dhe kontributi fetar, zemërohen me Ftuesin kur ai u kushton vetëm kohën e lirë dhe të tepërt, ndërkohë që duhet të jetë e kundërta. Ftuesit dhe hoxhallarët e vjetër mbollën, e frytet e tyre i hëngrëm ne. Sot prej nesh lipset që brezat e ardhshëm të kenë ç’të konsumojnë dhe ku të bazohen. Bujkut i nevojitet një kohë jo e shkurtër për të mbjellë, kujdesur dhe korrur, derisa prodhimi të mbërrijë tek njerëzit. Nuk bëhet fjalë për orë e për ditë, por për muaj e vite.”
Ftuesi: “Zoti ta shpërbleftë me të mira për këto koncepte dhe këshilla që më dhe. Tashmë e kuptova se kohën më të madhe duhet t’ia kushtoj Ftesës, ndërsa pjesën e tepërt vetes. Vetëm kështu prodhimi do të jetë i mirë dhe struktura e fortë.”
Sakrifica: “Sigurisht. Ndaj medito rreth kohës që iu desh profetëve të Zotit të sakrifikojnë për hir të mesazhit me të cilin qenë ngarkuar”.
“Ai tha: “O Zoti im, unë e thirra vërtet popullin tim natë e ditë, por thirrja ime edhe më tepër i largoi (nga e vërteta). Sa herë, që i thirrja për t’i falur Ti, ata shtinin gishtërinjtë në veshë dhe mbuloheshin me petkat e tyre, duke këmbëngulur me mendjemadhësi (në mosbesim). Pastaj i thirra me zë të lartë. Më pas ua shpalla edhe haptazi edhe fshehurazi…” (Nuh, 5-8)
Vallë sa orë, ditë e vite harxhoi Nuhu a.s, duke ftuar popullin e tij në rrugën e Zotit?”
 
 
 
 
 

Rating: 5.0 of 5. 1 vote(s).

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit