14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Dita e festës

Më të lexuarat

Nga: Mustafa Lutfi

Dita e festës

Gjëja më e bukur që kam lexuar mbi vlerën e bamirësisë dhe bujarisë, është ajo e një gruaje të mjerë në Paris. Ajo qëndroi pranë dyqanit të lodrave, ku ishin grumbulluar kushedi sa njerëz për të blerë dhurata për fëmijët e tyre të vegjël. Sytë e saj qëndruan tek një statujë prej mermeri, një mrekulli e bërë nga duart e njeriut. Sytë i shkëlqyen nga gëzimi kur e pa atë send të bukur, jo për shkak të instinktit fëmijëror, por sepse po e shihte me sytë e djalit të saj, të cilin e kishte lënë në shtëpi. I biri, ishte në pritje të nënës, që ti kthehej me dhuratën e festës, siç i kishte premtuar. Ajo hyri brenda në dyqan dhe filloi të bëjë pazar me shitësin për disa çaste. Por çmimi ishte aq i lartë, saqë zonja e kishte të pamundur ta blejë, ashtu siç e kishte të pamundur të kthehej pa dhuratë tek i biri. Në atë çast, ndjenja si nënë triumfoi mbi çdo ndjenjë tjetër, prandaj shfrytëzoi shkujdesin e shitësit dhe zgjati dorën tek statuja, gjithmonë duke menduar se shitësi nuk e sheh. Mandej, u largua si rrufeja drejt shtëpisë së saj, me zemrën që i pulsonte në dy linja: Nga frika se kishte vjedhur dhe nga gëzimi për dhuratën e bukur që do i bënte djalit të saj.
Në fakt, shitësit nuk ishte dhe aq i shkujdesur saç dukej, aq më tepër kur bëhej fjalë për mallrat e tij të shumtë dhe të shtrenjtë. Menjëherë, ai iu qep nga pas dhe e ndoqi nga larg deri në derën e shtëpisë. Mandej, vajti në polici për ty kthyer sërish me dy policë që ta arrestojnë me presh në dorë. Dy policën hynë në shtëpi dhe menjëherë i vunë prangat zonjës, sakaq shitësi iu vërsul djalit të saj dhe i rrëmbeu statujën nga duart. Djali ulëriti si i çmendur, jo për statujën që iu mor nga dora, por për nënën e cila dridhej si thupër para syve të tij. Ai iu gjunjëzua shitësit dhe me fjalë që të këpusnin shpirtin i tha:”Mëshirë zotëri! Të lutem, kij mëshirë për nënën time!” Pastaj ia plasi të qarit.
Shitësi ngriu në vend nga kjo situatë e krijuar dhe uli kokën duke mos e ditur ç’të thotë. Zëri i brendshëm i ndërgjegjes i thoshte ta lërë këtë familje të mjerë të festojë si të gjithë njerëzit. Ai u kthye nga dy policët dhe u tha:”Zotërinj! Kam frikë se kam gabuar derë duke e akuzuar padrejtësisht këtë zonjë! Në fakt, unë nuk shes statuja të tilla. Prandaj, largohuni dhe lëreni të qetë!” Mandej, ai i zgjati statujën djalit të vogël dhe i kërkoi falje atij. Personi i dytë të cilit i kërkoi falje për sjelljen e ashpër ishte zonja e shtëpisë. Ajo e falënderoi për sjelljen dinjitoze dhe të mirën që u kishte bërë, ndërkohë që balli i djersinte nga turpi. Shitësi, nuk u largua derisa u bëri dhe një dhuratë me të cilën do të kalonin një ditë feste më të lumtur, se sa kishin menduar.
Natën e festës, në qiell shfaqen dy yje të ndryshëm, njëri i lumtur dhe tjetri i mjerë e i vuajtur. I pari, është për njerëzit e lumtur, të cilët i paraprijnë festës me lloje të ndryshme ushqimesh, veshjesh e dhuratash për fëmijët. Pasi hanë e pinë natën e festës, ata shtrihen të flenë në gjumë të thellë dhe plot ëndrra të bukura.
Sakaq, ata që i përkasin yllit të dytë, janë ata që e kalojnë festën si çdo natë tjetër, të vuajtur e të trishtuar, në atë gjendje që të plas zemrën dhe shkrin gurin. Atyre u pikon zemra gjak teksa shohin fëmijët që u kërkojnë dhurata si shokët e tyre, pa mundur t’ua plotësojnë këtë dëshirë.
A është e mundur që të lumturit, të paktën atë ditë, tu shtrijnë dorën e mirësisë dhe të bujarisë këtyre të mjerëve, që edhe ata të gëzojnë si të gjithë? A është e mundur që të paktën atë ditë, ti shënojmë emrat tanë në regjistrat e zemërgjerëve dhe bujarëve? A është e mundur që, të paktën atë ditë, të bëjmë të njëjtin akt si shitësi i statujës?
Edhe një person që nuk beson tek Zoti dhe profetët e Tij, nuk mund ti ndalojë lotët e syve dhe zemrën ti rrahë më fort, teksa kthehet nga xhamia apo vizita e të afërmve, sheh një vajzë të varfër me rroba të vjetra duke u fshehur pas mureve, pasi i vjen zor që shoqet e saj ta shohin me ato rrecka.
Të gjithë kënaqësitë e kësaj bote, nuk i afrohen as tek thembra e këmbës, asaj kënaqësie që të fal teksa i përkëdhel kokën një fëmije të tillë të pafajshëm, mandej i dhuron diçka me të cilën i kthen buzëqeshjen.
Të mjerët e kalojnë gjithë kohën të zhytur në burgun e mjerimit dhe vuajtjeve pafund. Të paktën, le ti gëzojmë duke u pikturuar një buzëqeshje në fytyrë, qoftë dhe një apo dy herë në vit.

Rating: 5.0 of 5. 1 vote(s).

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit