3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Biri im! – Nga porositë më të larta për çdo fëmijë nga babai i tij

Më të lexuarat

Biri im! Islami është feja jote

Biri im!

Të gjitha rrugët të shpien tek Islami, nëse nijeti është i pastër dhe vendosmëria e plotë

Nuk e humbet rrugën vetëm se ai që është i verbër, nuk ka nijet të pastër dhe nuk është serioz në kërkimin e të vërtetës.

Biri im!

Flamuri i të vërtetës valvitet gjithmonë lart

Por atë nuk e shikon vetëm se ai i cili vendos ta ndjekë atë

Biri im!

Mos e shiko Islamin si burg të lirisë

Ai është vetë jeta i përshtatshëm për të gjithë njerëzimin

Biri im!

Gjërat në origjinë janë hallall e të lejuara

Kurse feja të ndalon nga ato gjëra që janë të dëmshme për ty

E të urdhëron për ato gjëra që janë për dobinë dhe mirësinë tënde

Zgjidh lirinë tënde nga kjo jetë si të dëshirosh

Por me kusht që të mos dëmtosh as veten e as të tjerët.

Biri im!

Nga kjo botë dy gjëra më preokupojnë

Namazi dhe edukata

Namazi është lidhja ime me Zotin

Kurse edukata është baza e mirëkuptimit me njerëzit.

Prandaj preokupoje edhe ti veten me këto të dyja

Sepse nuk ka preokupim më të mirë se më atë gjë të cilën Zoti është i kënaqur

Biri im!

Largoju nga çdo ide që nuk ka rrënjë në Islam

Refuzoje çdo grupacion që si program të jetës nuk e ka marrë fenë e Allahut

Shmangu nga çdo njeri i cili i humbet të drejtat që ka ndaj Allahut

Dhe mos lejo që termat e injorancës të zënë vend në zemrën tënde

Biri im!

Miku yt më i ngushtë le të jetë Kurani

I dashuri i zemrës I dërguari i Allahut

Programi i jetës Islami

Dhe objektivi kryesor fitimi i kënaqësisë së Allahut!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit