1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Biri im, ki frikë nga llogaridhënia në Diten e Gjykimit!

Më të lexuarat

Babai i tha birit të tij: “Sot më trego gjithçka çfarë do të flasësh me njerëzit. Dhe të gjitha gjestet dhe lëvizjet që i bën m’i trego pas namazit të jacisë”.

Në mbrëmje, me shumë mund, djaloshi mezi ia rrëfeu babait të tij fjalët dhe veprimet e tij gjatë tërë ditës.

Ditën e nesërme, babai e përsëriti kërkesën e njëjtë, me ç’rast djaloshi protestoi me fjalët: “Mos baba, të lutem! Më obligo me çfarëdolloj detyre tjetër, por vetëm këtë mos ma kërko! Nuk kam fuqi për një gjë të tillë”.

Babai i tha: “Biri im, qëllimi im është të jesh i kujdesshëm dhe i vëmendshëm, si dhe të kesh frikë nga llogaridhënia në ditën e Gjykimit. Sot nuk ke durim për një llogari njëditore me babain tënd, i cili ka aq mirëkuptim për ty. Vallë, si do të kesh durim nesër për të dhënë llogari për tërë jetën tënde?!”

/mësime frymëzuese 2/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit