1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Bilall Kasami: E dënojmë tentimin për grusht-shtet në Turqi nga një grup terroristësh

Më të lexuarat

“Pas tentimit të mbrëmshëm për grusht-shtet, të organizuar nga grup terroristësh – që siç u njoftua zyrtarisht janë të lëvizjes së Fethullah Gylenit – Lëvizja BESA e dënon ashpër këtë veprim antidemokratik dhe anticivilizues të këtij grupi terrorist dhe thekson se BESA nuk do të njohë kurrë asnjë veprim që, duke përdorë ushtrinë e popullit, e vret popullin e tij.
Për BESËN mbetet i rëndësishëm fakti se mbrëmë përsëri fitoi demokracia dhe vullneti i popullit. Për këtë e përgëzojmë popullin turk dhe urojmë që zhvillimi i shtetit turk dhe avancimi i vlerave demokratike në Turqi të vazhdojë edhe më tej”, – thuhet në komunikatën e dërguar prej Lëvizjes BESA, ku citohet kryetari i saj Bilall Kasami.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit