3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

BESA nga Çairi: Neve na presin të sinqertit, e jo Beqir Asanat e BDI-së! (FOTO)

Më të lexuarat

Lëvizja BESA u prit masovikisht në Çair, ku edhe u themeluan këshillat vendorë (nëndegët) e “Sami Frashërit” dhe “Bashkim Vëllazërimit”. Kryetar i nëndegës “Sami Frashëri” u zgjodh, ekonomisti, Erhan Zuberi, kurse e “Bashkim Vëllazërimit” juristi, Mensur Krasniqi.

Fjalë rasti patën Bekim Saliu, kryetar i degës së Çairit, anëtari i kryesisë qendrore, Adnan Azizi dhe Blerim Sejdiu kurse në fund të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Bekim Saliu tha se: “Ju të dashur shkupjanë banorë të Çairit, e sidomos ju banorë të lagjes legjendare të Seravës. Për mysafirët që sonte i kemi këtu do të më lejoni ta them se kjo lagje e ka marrë emrin e këtillë, për shkak se dikur në këtë lagje kalonte një lumë me emrin Seravë, që pastaj u mbulua, por tash në këtë lagje lundron krimi, mafia urbane dhe korrupsioni. Gjithë kjo është shtuar mbi varfërinë, që na e kanë shkaktuar disa politikanë, të cilët i pritëm si çlirimtarë dhe që sot po dalin nga skena si sarhoshë e të pamoralshëm.
Të nderuar, siç e shihni, këtë tubim po e mbajmë në oborr të shkollës, sepse DUI nuk na lejoi që ky tubim të mbahet në hapësirat e shkollës. Dhe, nuk është arsyeja e vetme se ata i mendojnë shkollat si prona të tyre familjare, edhe pse ashtu i kanë bërë më, por edhe nga shkaku se sikur të hynim në këtë shkollë, do ta shihnim turpin e tyre.
Këta që vjedhin edhe në përmendore të heronjve, kanë vjedhur edhe në ndërtimin e kësaj shkolle, e cila edhe pse nga jashtë duket e re, nga brenda tashmë është e shkatërruar. Dhe, ata mendojnë se kështu e fshehin turpin e tyre. Por, nuk mbulohet dielli me shoshë.
Për shkak se ata sot na ndalojnë me hy nëpër shkolla, sepse i quajnë shkolla të BDI-së, neve na është bërë detyrimi më i lartë kombëtar dhe njerëzor që shkollat shqipe t’i çlirojmë nga këta uzurpatorë. Ne e kemi patjetër ta bëjmë këtë për shkak të prindërve, të arsimtarëve dhe të nxënësve shqiptarë. Dhe, këtë do ta bëjmë në zgjedhjet e ardhshme – kurdo që të mbahen ato. Të dashur të pranishëm, gjithçka këputet prej s’holli, por vetëm zullumi prej s’trashi. Këta e kanë trashur zullumin aq shumë, ata i ka zënë mallkimi i nënave shqiptare, që ata i shajnë dhe i përbuzin, andaj – edhe po të mos ishim ne – ata do të përfundonin. Sepse të gjithë zullumqarët kanë përfundim të keq. Që nga Hitleri e deri te Enver Hoxha – të gjithë kanë pasur përfundim të keq. Prandaj, edhe pasuesit e Enver Hoxhës do të shkojnë bashkë me të në historinë e turpit shqiptar… Po e përfundoj fjalën time duke ju ftuar që në këto zgjedhje të bëni dallimin mes zullumqarëve dhe të sinqertëve, mes atyre që e shajnë nënën shqiptare dhe atyre që e respektojnë nënën shqiptare, mes atyre që e nderojnë nderin shqiptar dhe atyre që e nëpërkëmbin moralin e motrave shqiptare. Këto zgjedhje do të jenë referendum për ta shpëtuar shqiptarin e Maqedonisë. Për t’i shpëtuar shkollat shqipe nga ministra që as dy emra shkollash nuk arrijnë t’i ndërrojnë, për ta shpëtuar komunën nga ata që e kanë përmbytur në ujëra të zëna Seravën, për ta ndryshuar pamjen e lagjeve tona”.

Sipas kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, lagjja Serovë sonte dha besën Besës. Këta banorë janë krenar që i udhëheqin njerëz si Bekim Sali dhe Zeqirija Ibrahimi, e jo Beqir Asana të BDI-së.

“Ne krenohemi që kur vijmë në Çair nuk na presin, ose përfaqesojnë njerëz Beqir Asana të BDI-së, por na perfaqësojnë njerez  të ndershëm e të sinqertë si: Bekim Saliu, Zeqirija Ibrahimi, Skender Rexhepi, e shumë të tjerë të këtillë. Te ne janë djemtë që mbrojnë nderin e nënave shqiptare, te ata mbetën ata që nëperkëmbën nderin e motrave shqiptare.
E ardhmja i takon shqiptarëve, e ardhmja i takon Lëizjes BESA. Ne ofrojmë ridefinim të shtetit ku edhe kryetari i shtetit do të jetë shqiptar por shqiptar që i shërben popullit dhe jo si Musa Xhaferi që është më shka se shkau”, deklaroi Bilall Kasami para të pranishmëve.

Nga BESA paralajmëruan se së shpejti do të mbajnë edhe dy tubime madhështore.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit