1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Besa e çunave dhe e gocave te Shkupit dhe Çeshtja e Shqiptareve të Maqedonisë! 

Më të lexuarat

Edhe pak jave na ndajne nga zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni. Ekipet politike tashme kane mbyllur te gjitha llogarite dhe po bejne pergatitjet e fundit. Opozita shqiptare duket se eshte mobilizuar fort dhe synon te beje permbysjen e madhe. Disa ekipe po hyjne me demtime te shumta, disa me lojtare fringo te rinj. Njera pale pergatit “qefinet” politike dhe pala tjeter “pajen e nuserisë”. Zgjedhjet perpara se te jene numra jane fryme dhe çunat e beses duket se me frymen e kane fituar davanë. Numrat jane thjesht nje proçedure rutinë.

Une qe shkruaj nga Shqiperia nuk ndjej aspak se po ju jap mend çuna. Nuk ndjej aspak se po u shkruaj njerezve te larget qe kane nevoje per mend. Nuk ndjej aspak se po permend diçka qe nuk ju ka shkuar ndermend, por ndjej se duhet te mos le pa shkruar e permendur ate qe me ka shkuar ndermend. Nuk po u shkruaj lidereve te rinj, as djelmosheve te ndershem, te devotshem, te drejte e fetare siç i quan Kimi juaj. Une po i shkruaj dy rrjeshta per Bilallin, Zejdin, Adnanin e disa te tjere. 
Besoj se do te me ndjeni qe ua permenda emrat tuaj “zbathur” pa tituj, grada e dekorata. Historite tuaja te dashurise per Shqiperine dhe per Çeshtjen e shqiptareve te Maqedonise i kam njohur perpara se te beheshit mastera e doktore. Historine tuaj te dashurise me Besen e njoh kur ishit ende shume te rinj dhe vraponit si te marre pas “te dashures” tuaj fshehurazi syve sllave te Maqedonise. Historine tuaj te dashurise me Besen e njoh kur ishit me te rinj adoleshente. Sot ju jeni rritur, jeni maturuar, po ju shkojne vitet, ndersa Besa juaj zbukurohet çdo dite e me shume dhe bëhet me e re. Keni marre mbi supet tuaja te brishta nje Çeshtje kaq te madhe sa kjo. Keni marre mbi supet tuaja te brishta çeshtjen e shqiptareve te Maqedonise. 
A e dini çuna?! Po ju goca a e dini se:
Kur degjoj emrin e Partise tuaj, trupin, lekuren dhe qimet mbi krye mi mberthejne kriza qejfi e frike sa nuk mundem ta kuptoj cila kokerr ne mishin tim flet per friken e cila per lumturine e per qejf. Nuk eshte edhe aq e komplikuar besomeni. Ju e kuptoni mire cfare po them. Atyre njerezve te ndershem, te tradhetuar gjer ne palcë e te vuajtur u keni kerkuar besë. I keni hyre ne Besë dhe ne Bese ju kane hyre. Besa eshte gjeja me e shtrenjte e popullit tuaj, e popullit tone, e popullit tim. Besa eshte “bija” e tyre e vetme. Besa ështe gjithçka u ka mbetur. Besa eshte drita e syve te shqiptarit dhe shkuat ia kerkuat doren ju. Nese e malltrajtoni (siç i thoni keqtrajtimit ne dialektin tuaj) ata nuk kane per t’ju falur kurre. 
A e dini çuna?! Po ju goca a e dini se:
Nuk duhet te mendoni se po bej tifo per ju. As mos t’ju genjeje mendja se po ju mbaj iso. As mos e çoni ndermend se ju dua ju dhe urrej ata te tjeret. As mos kujtoni se po ju mbaj me hater sepse kam ngrene nga duart e nenave tuaja te mira, te dashura, bujare e te urta supe te ngrohte, embelsira e byrek. Kam hyre tek shtepite e shume miqve atje, ode me odë, shtepi me shtepi, oxhak me oxhak. Kemi pire kafe e duhan tek odat e burrave dhe me pas kam fjetur si qengj tek çarçafet e bardhe qe shkelqejne prej pastertise dhe tek dysheket e rehatshem qe pergatiteshin me aq dashuri e miresi prej duarve te bardha te nenave dhe bashkeshorteve te miqve te mi. Ata jane njerez te mrekullueshem. Betohem perpara Zotit dhe historise se jane me te urte, me te dashur, me te qete dhe me te paster ne shpirt se ne te Shqiperise. Mos guxoni t’i zhgenjeni ato zemra çuna sepse bashke do te ndahemi keq.
A mendoni çuna?! Po ju goca a mendoni se:
Po bej tifo per ju ashtu per te bere nje “qokë” elektorale mes miqsh?! Jo aspak, sepse une i dua te gjithe njelloj. Ju dua te gjitheve njelloj ju atje. Nuk ju dua verberisht por sepse ju kam ndjekur kemba-kembes, ju kam ndjekur një per një. 

Po po, ju kam ndjekur kur kerkoni “Ridefinim” pa patur mundesi numerike per te ndryshuar Kushtetutë. Pa patur teorikisht mundesi numrash ne parlament. Kjo eshte nje kerkese e “hidhur” qe edhe duke u ngjitur edhe duke zbritur pret. Ju kam ndjekur kur thoni se ku e keni orientimin tuaj gjeostrategjik. Kam ndjekur jo pa ankth qendrimet tuaja te pjekura dhe korrekte per Ismail Qemal, Hasan Prishtinë, Isë Boletin, Nene Tereze e Skenderbe. Ju kam ndjekur kur keni folur per spiunet dhe gjakun e shperdoruar te atyre qe e dhuruan ate per dinjitet, per marrrveshjen e shitur te Ohrit per shqiptari e Atdhe. Ju kam degjuar kur keni folur per tradhetinë e partive shqiptare per tendera, euro e dallavera. Ju kam ndjekur mendimet tuaja te pjekura per rajonin. Kam degjuar kur keni thene se keni te njejtin qendrim me ne per miqte e shqiptareve dhe se i shihni ata me “syzat” politike te Tiranes dhe te Shqiperise. Po, po ju kam degjuar se jeni Euro-Atlantiksa te thekur dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe me djem te mençur si ju. Mos t’ju rritet mendja, por ju kam ndjekur e pare kur e keni rrahur gjoksin sa e keni bere “grope” kur keni thene se grate, nenat dhe motrat tona shqiptare nuk do te neperkemben pa u arrestuar dhe pa u terhequr me pare zvarre ju. Ju kam ndjekur tek Zeri i Amerikes kur flisnit nga Uashintoni per te treguar se nuk ishit me vetem djelmoshe vullnete mire te edukuar e fetare si pjesa me e madhe e popullsise -siç thote Kimi- te drejtuar prej nje grushti njerezish te pabese e te pa fe. Ju kam degjuar kur flisnit tek Zeri i Amerikes per te treguar se jeni palë, madje pala me e rendesishme ne Atdhe. Te shohim sa trima jeni dhe mos harroni se shqiptaret kane mbajtur shenim çdo gjë.
A e dini çuna?! Po ju goca e e dini se:

 

Une e ndjej se shqiptaret do ju besojne. Ata nuk kane kthyer kurre mbrapsh dike qe i ka hyre ne bese. Ata nuk kane kthyer kurre mbrapsh dike qe u ka kerkuar Besen. Besen, te shtrenjten dhe driten e syve te tyre kane per t’ua dhene, jam i bindur dhe eshte tashme detyra juaj qe prej “kalit” ku jeni ngjitur te hapni dyert tuaja te faljes per Menduhë, Ali e mekatare te tjere. Te medhenjte dhe çlirimtaret ulin koken mbi kalë dhe hapin dyert e zemrat per te gjithe. Nuk ka parti ne bote qe ta ndertoje nje Komb. Kombet ndertohen me Pajtim Kombetar, me syte nga e ardhmja, me popull te frymezuar dhe me unitet. 
A e dini çuna?! Po ju goca a e dini se:
Duhet t’i gezoheni fitores tuaj te madhe qe tani, por kujdes me Besen. Ajo eshte e shenjte, e shtrenjte, e bukur, elegante dhe e rende. Nese nuk mundeni ta mbani amanetin, te mjeret ju. Me historine dhe me shqiptaret do te ndaheni keq! 

Suksese. Zoti ju bekofte dhe ju ndihmofte. 

Rrofte Shqiperia. Rrofshin shqiptaret. Rrofshi ju!

Kreshnik Osmani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit