-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Beogradi këmbëngul për regjistrim të popullsisë në Luginë

Më të lexuarat

Autoritetet serbe janë këmbëngulëse se duhet të zhvillohet regjistrimi i popullsisë në Luginën e Preshevës. Kjo u paralajmërua nga shefi i Këshillit Koordinues për Luginën, Zoran Stankoviq. Shqiptarët e Luginës bojkotuan regjistrimin e vitit të kaluar, për shkak të mosplotësimit të kërkesave për formularët në gjuhën shqipe dhe çështje të tjera rreth procesit të regjistrimit.

Stankoviq deklaroi se regjistrimi do të kontribuonte për jetën më të mirë të qytetarëve të këtij rajoni.

Organizimi i regjistrimit të ri të popullsisë në Preshevë, Bujanoc e Medvegje, sipas shefit të Këshillit Koordinues për Luginën, Zoran Stankoviq, do t’i kontribuonte jetës më të mirë të qytetarëve. Ai këto komente i ka bërë sot, derisa po akordonte 12 milionë dinarë (1 euro rreth 114 dinarë), ose rreth 105 mijë euro për ekonominë e vogël në Medvegje.

“Nëse keni në një komunë 456 banorë të regjistruar, siç është numri i banorëve shqiptar në Bujanoc, pastaj duhet të zvoglohet buxheti për funksionimin e Këshillit Nacional të shqiptarëve, pastaj akuzohet shteti se këtë e ka bërë me qëllim. Andaj, hajde ti regjistrojmë ata njerëz që jetojnë në ato hapsira. Ne e dimë se janë më shumë dhe në bazë të kësaj ata të mos diskriminohen, por të marrin burimet që i takojnë ” ka thënë Stankoviq.

Sipas tij, për të planifikuar investime në arsim, shëndetësi apo ndonjë degë tjetër, atëherë duhet të dihet saktë numri i banorëve.

Ai ka thënë se projektimi ekonomik në bazë të regjistrimit nuk është diçka e re dhe se këtë e bëjnë të gjithë shtetet e zhvilluara.

Gjatë regjistrimit të popullsisë në Serbi, më 2011 shqiptarët refuzuan të regjistrohen, duke refuzuar kështu përpjekjet për t’i falsifikuar rezultatet e tij. Tani nga këto komuna shumë shqiptarë janë larguar, kush në Kosovë e të tjerë nëpër Europë dhe Serbia synon ta kthejë në fakt gjendjen aktuale jo reale. (R.Demiri/INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit