5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Beograd: në rrugë deri në ikjen e Vuçiçit

Më të lexuarat

Protestat me të mëdha në kryeqytetin serb pas dy vrasjeve masive

Pas tubimit më të madh në historinë moderne të Serbisë, ku dhjetëra mijëra qytetarë ishin në rrugët e Beogradit, disa nga opozitarët dhe qytetarët më këmbëngulës e kaluan natën në Urën e Gazelës.

Me çadra, humor të mirë dhe energji të pabesueshme, ata vendosën të kalojnë natën në rrugë dhe kështu të dërgojnë një mesazh të qartë se do të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

Një pjesë e pjesëmarrësve në protestën e tretë “Serbia kundër dhunës” vazhduan pas mesnate duke bllokuar një pjesë të autostradës ndërkombëtare në blloqet e Novobeogradit.

Qytetarët dërguan një mesazh të qartë – çadrat do të jenë aty sa të duhet.

“Ne do të qëndrojmë këtu sa të jetë e nevojshme dhe do të presim që qytetarët të na bashkohen”, tha një nga të mbledhurit për Nova.rs.

Një nga kërkesat e tyre është dorëheqja e Vuçiçit, duke ia atribuuar atij dy vrasjet masive në tre ditë, me 16 të vdekur. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit