0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Belgjika heq kufizimet për Shqipërinë, qytetarët mund të udhëtojnë pa pasur nevojë të jenë të vaksinuar

Më të lexuarat

Pas Danimarkës hapen udhëtimet edhe me Belgjikën. Aeroporti i Rinasit njoftoi se janë hequr të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në këtë vend. As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Prej kësaj të premteje edhe Danimarka ka hequr shumicën e kufizimeve për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike.

Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtij vendi, mjaft të kenë një PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose certifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA.

Vaksinat e miratuara nga EMA për hyrjen në Danimarkë janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Nuk njihen vaksinat ruse apo kineze.

Aeroporti i Rinasit njofton se nuk duhet test për pasagjerët nën 15 vjeç dhe pasagjerët që vërtetojnë rezultatin pozitiv të testit Covid-19 mes periudhës 14 ditë dhe 8 muaj nga dita e udhëtimit. /Lapsi.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit