-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Bekir Halimi – Një lutje për femrën

Më të lexuarat

Të dashurit e mi!
Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu
Allahun e falënderojmë, salavat dhe selam Pejgamberit i dërgojmë!
Kush ka nënë, Allahu u dhashtë udhëzim të plotë, shëndet, pleqëri të lehtë dhe fund të mirë!
Kush ka grua, Allahu ua udhëzoftë, u dhashtë shëndet atyre, u dhashtë dashuri mes jush, atyre u dhashtë pozitë të lartë respekti dhe kujdesi, atyre u dhashtë fuqi dhe vullnet për ta shërbyer familjen dhe shtëpinë!
Kush ka motër, ato i ruajtë Allahu, u dhashtë shëndet, bereqet, jetë të këndshme me familjen e tyre dhe suksese në edukimin e fëmijëve të tyre!
Kush ka bija, Allahu i udhëzoftë ato, i lartësoftë me vlera të larta morale dhe me nder, u dhashtë sukses në shkollimin dhe karierën e tyre dhe u dhashtë kismete të hajrit!
Allahu nënave tona, grave tona, motrave tona dhe bijave tona u dhashtë prej të mirave të dunjasë dhe ahiretit dhe i gëzoftë me Xhenetin Firdeus!
Salavat dhe selam i dërgojmë Muhammedit alejhisselam!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit