0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bekim Laçi: Mos u bëni Enver Modern i cili ndalon mendimin ndryshe!

Më të lexuarat

Shkruan Bekim Laçi:

 

Ne do të ecim përpara si shoqëri vetëm atëherë kur do të mësohemi të respektojmë bindjet fetare dhe politike të tjetrit, të cilat nuk cenojnë liritë tona dhe që nuk nuk bien ndesh me ligjet dhe me kushtetutën e shtetit. Gazeta Koha në ballinë ka afishet kundër Maturës, të cilat sipas autorit anonim prishin moralin, asgjë spektakolare, nuk ka vend për panikë sepse nuk ka thirrje për dhunë, për shkelje të kushtetutës dhe rendit, dhe tashmë çdo vit përsëriten. Janë njëjtë sikur thirrjet e Jehovasve që trokasin në dyert tona, ose të atyre evangjelistëve të rinjë simpatikë te Ura e Gurit që thërasin në fenë e tyre me butësi. Ne duhet të mësohemi të respektojmë bindjet e tjetrit, pavarësisht se cilat janë ato, sepse duke i sulmuar ato bindje, ne në fakt marim anën e ekstremit tjetër, bëhemi një Enver modern i cili ndalon secilin mendim ndryshe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit