16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Një shkrim shumë i bukur si reagim ndaj Adelina Markut

Më të lexuarat

Shkruan Bekim Berisha

 

1 – fjala HARAM nuk është në gjuhën shqipe! PO e saktë. Por ja që nuk e kuptoke domethënien e kësaj fjale, sepse nuk ka të bëj me nderin por ka të bëj me ndalesën! Haram – e ndaluar!! Kët kuptim e ka
2 – burime gjithashtu flasin se akademia sërbe ka punuar fort gjatë viteve të komunizmit sa për ti bindur shqiptarët se qenkat qyqarët e vetëm në ballkan që pranuan Islamin shkaku i dhunës. Kaq e kuptoni ju që propagoni kundër të drejtave fetare!
3 – oj Adelina, po Zoti shef edhe natën edhe ditën! “Ju” që punokeni ditën, pa pyeteni veten tuaj se kush duhet t’ju shofi se po e kryeni detyrën për të cilën jeni paguar! Them se jeni paguar për një arsye shum të thjeshtë: në psikologji njifet rregulli kur dikush i fajëson të tjerët për krimet që i ka te vetja e vet!
4 – Adelina, po kjo propaganda e jote çfarë i bije të jetë?! E pastërt?! Pse ti mendon se ti ke të drejtë të ftosh njerëzit në festimin e maturës e dikush tjetër nuk paska të drejtën të vepron ndryshe?!
5 – Adelina, fëmiu im nuk është maturant. Sikur të ishte unë do ti lejoja të shkonte në “mbrëmjen e maturës” por me mish e me shpirt do të luftoja që mos të lexon kopalla si këto tuajat!!

Për fund: kuptoje Adelina dhe gjith “adelinat” që mendojnë si ti, se: SECILI ka të drejtën e tij të fton në bindjet e veta fetare! KURRË nuk thatë një fjalë kundër “dëshmitarëve të Jehovës” që bile u shkojnë nëpër dyer njerëzve dhe mundohen ti bindin në besimin e tyre! Nuk e thatë as edhe një gjys fjale kur Ramushi na ç’nderoi të gjithë neve duke na shpallur si sërb! Nuk thatë edhe për shum e shum raste tjera kur me të vërtetë po cënohej ai indi kombëtarë, për të cilin çirreni posht e lartë dhe bëni sikur shqiptaria u ngeli vetëm juve! Ju Adelina, dhe gjith të tjerët si puna yte, veq më tepër po e rrezikoni shqiptarin mesatarë, sepse i irituar nga budallalliqet tuaja ai ka gjasë që ndonjë ditë edhe të mos don të jetë shqiptarë! MJAFT me budallalliqe të nxitura nga urrejtja juaj si dhe nga qarqet që ju paguajnë e që ju detyrojnë të punoni ditën, sa për t’ju parë!
Edhe unë e shpalla “luftën time” kundër këtyre budallalliqeve tuaja! E tepruat!!
p.s. Adelina, sa për të qenë në trend me kohën, desha vetëm t’jua bëj me dije se “marku” u ndërrua me “euron” që nga viti 2002!! Jini pra në “trend” me kohën!!
p.p.s. nuk lejoj komente ofenduese drejtuar Adelinës! Komentet e tilla do ti largoj menjëherë! Secili ka të drejtë të jetë si të dojë! Edhe Adelina po…

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit