12.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

BËJE PERFEKT – Hoxhë Ekrem Avdiu

Më të lexuarat

I Dërguari i Allahut na ka nxitur që kur bëjmë një punë, ta bëjmë sa më mirë që është e mundur.
Në hadithin profetik qëndron motivimi:
“Vërtetë, Allahu don që kur ndonjëri prej jush e bën një vepër, ta përsosë atë.”
Synimi i arritjes së kulmit të cilësisë është gjë fisnike. Gjithë dijen, aftësinë dhe mundin duhet ta investojmë në këtë drejtim.
Paralelisht me këtë duhet të bëjmë kujdes për një gjë: të mos bëhemi peng të perfeksionizmit si kompleks dhe pengesë. Kjo dtth që të mos lejojmë të vijmë në situatë të atillë që një gjë ose e bëj perfekt, ose nuk e bëj fare, ngase në këtë mënyrë shumicën e punëve nuk do të arrijmë t’i kryejmë. Në këtë rast, dëshira për t’i bërë gjërat mirë bëhet shkak që të mos i bëjmë fare dhe ne nuk e vërejmë që në emër të perfektes (nga kompkeksi i perfeksionizmit) kalojmë në pasivitet.

Atëherë, si t’i bëjmë gjërat sa më mirë?!

Së pari, kujto se në hadithin e sipërcituar, por edhe në citate tjera, insistohet në veprim dhe kryerje të detyrave. Pra, kërkohet lëvizje dhe angazhim. Kjo na bën të kuptojmë se as minimumin e cilësisë nuk e arrijmë po nuk lëvizëm dhe vepruam. Bërja e gjërave mirë është orientim për kahjen e duhur: synimin e cilësisë maksimale. Kriter i (vet)vlerësimit duhet të jetë njohja e kapaciteteve dhe aftësive vetanake.
Pas kësaj, nevojitet angazhimi serioz për të investuar maksimumin e dijes dhe mundësisë që puna të kryhet sa më mirë dhe bukur. Duhet kuptuar gjithashtu se edhe afatet kohore për kryerjen e detyrave janë kriter për vlerësimin e cilësisë së veprës. Pra, nuk është e arritur nëse një punë e vonojmë me arsyetimin se jemi duke u munduar ta bëjmë sa më mirë. Të gjitha kriteret së bashku e bëjnë një punë të mirë.
Ndërsa, fetarisht, puna quhet e mirë kur i plotëson dy kushte: të jetë e përzemërt dhe të jetë e qëlluar.

Hoxhë Ekrem Avdiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit