Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim në Twitter, Begaj është shprehur se dialogu Prishtinë-Beograd është e vetmja rrugë për një zgjidhje të qëndrueshme.
“Shumë e dobishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë”, ka shtuar presidenti taksa po merr pjesë në takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit në Slloveni.
“Kënaqësi të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të Procesit Brdo-Brijuni. Është e rëndësishme të diskutohet sinqerisht për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe dërgimin e një mesazhi të përbashkët se procesi i zgjerimit është gjithashtu një çështje gjeopolitike”, ka thënë Begaj.
Begaj gjithashtu tha se Shqipëria ka qenë e zëshme në dënimin e agresionit rus në Ukrainë.
“Ne qëndrojmë të bashkuar me aleatët dhe partnerët tanë për të ndihmuar Ukrainën dhe për të mb