Bedri Elezi nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, ka deklaruar se e kanë identifikuar një serb nga Gjilani që financon dhe ka financuar grupet terroriste në Kosovë.
“E kemi njoftuar edhe presidentin dhe kryetarin e Kuvendit për këtë shtetas serb. Besohet se ai ka pasur kontakte me njerëz që kanë pasur procese gjyqësore. Ai është i rrethit të Gjilanit”, ka thënë Elezi në “Ora e Fundit” në Klan Kosova.
“Ne dyshojmë se ai është i infiltruar në shërbimet inteligjente që nuk e duan Kosovën”.
Ai ka thënë se si institut e kanë kryer punën kur për këtë person që thotë se e njeh edhe vet, e kanë njoftuar presidentin dhe kryeparlamentarin.
“Nuk e kam takuar atë person por e di se kush është. Ai ka fuqi të madhe e ka edhe një serbe bashkëpunëtore e cila ju jep edhe mjete financiare. Ky serb ka sjell pare grupeve që kanë dashur të shkojnë në Siri”, ka thënë Elezi.