8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

BE vendos detyrime shtesë për 6 gjigantët e teknologjisë

Më të lexuarat

Nëse ato nuk i respektojnë rregullat e reja, BE-ja mund t’i gjobit ato deri në 10 për qind të xhiros së tyre vjetore, e cila mund të dyfishohet nëse përsërisin shkeljen

Organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian (BE) ka vendosur rregulla shtesë për gjashtë kompani gjigante të teknologjisë, përfshirë Meta, Apple dhe Microsoft, me qëllim për t’i parandaluar ato nga abuzimi me pozitën e tyre dominuese në tregun digjital, transmeton Anadolu.

Komisioni Evropian njoftoi se ka etiketuar kompanitë Alphabet, Amazon, Apple, ByteDance, Meta dhe Microsoft si të ashtuquajtura “portierë” sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale të bllokut evropian.

Sipas njoftimit, BE-ja mund të caktojë kompanitë e teknologjisë si portierë nëse ato “sigurojnë një portë të rëndësishme midis bizneseve dhe konsumatorëve në lidhje me shërbimet bazë të platformës”.

Me fjalë të tjera, portierët janë gjigandë digjital, të tillë si motorët e kërkimit, rrjetet sociale dhe shërbimet ‘cloud’ që në parim është e pamundur të shmangen kur përdorni internetin.

Sipas rregullores së bllokut evropian që hyri në fuqi në muajin gusht, ky status vjen me detyrime shtesë për kompanitë e teknologjisë për t’i parandaluar ato të aplikojnë “kushte të padrejta për bizneset dhe përdoruesit, si dhe për të garantuar hapjen e shërbimeve të rëndësishme digjitale”.

Nëse ato nuk i respektojnë rregullat e reja, BE-ja mund t’i gjobit ato deri në 10 për qind të xhiros së tyre vjetore, e cila mund të dyfishohet nëse përsërisin shkeljen.

Ndërkohë, Komisioni i BE-së tani po shqyrton ankesën e kompanive Microsoft dhe Apple që argumentuan se disa nga shërbimet e tyre si Bing, Edge, Microsoft Advertising dhe iMessage nuk kualifikohen si portierë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit