30 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

BE reagoi ashpër ndaj vendimit për ndërtimin e vendbanimeve hebreje në territoret palestineze

Më të lexuarat

Federica Mogherini deklaroi se miratimi i ndërtimit të 2 mijë e 500 banesave hebreje në territoret e pushtuara palestineze është për të ardhur keq.

 

Bashkimi Evropian reagoi ashpër ndaj vendimit të Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve hebreje.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politika të Sigurisë, Federika Mogerini (Federica Mogherini) deklaroi se miratimi i ndërtimit të 2 mijë e 500 banesave hebreje në territoret e pushtuara palestineze është për të ardhur keq.

Mogerini bëri një deklaratë me shkrim ndaj vendimit të Izraelit për të miratuar ndërtimin e 2 mijë e 500 banesave hebreje të jashtëligjshme në territoret palestineze.

Duke e bërë të ditur se qeveria izraelite në mënyrë të jashtëligjshme më 22 janar njoftoi për miratimin e ndërtimit të 566 banesave në Jerusalemin Lindor dhe më 24 janar ndërtimin e 2 mijë e 500 banesave në Bregun Perëndimor, Mogerini tha se kjo sjellje e Izraelit shkaktoi dëme serioze pritshmërive të zgjidhjes së problemit me dy shtete.

Mogerini në deklaratën e saj shkruan se vazhdimi në mënyrë të tillë të politikave të venbanimeve nga ana e Izraelit krahas të gjitha kundërshtimeve dhe shqetësimeve të vazhdueshme dhe serioze të bëra në të gjitha nivelet është për të ardhur keq, ndërsa shtoi se sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërtimi i vendbanimeve hebreje nga ana e Izraelit është i jashtëligjshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit