13 C
Pristina
Monday, May 27, 2024

Qipro – Turkes: Bëmë thirrje për “barazi në 4 liri”, por pala greke s’pranoi

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri Tugrul Turkes deklaroi të mërkurën në mbrëmje se në negociatat për Qipron, pala greke nuk i është qasur pozitivisht apelit të asaj turke për “barazi në 4 liri”…

 

Zëvendëskryeministri Tugrul Turkes deklaroi të mërkurën në mbrëmje se në negociatat për Qipron, pala greke nuk i është qasur pozitivisht apelit të asaj turke për “barazi në 4 liri”.

Gjatë një fjalimi në konferencën me temë “Qipro – Kauza jonë kombëtare”, organizuar në Qendrën e Kërkimeve Ekonomike dhe Sociale (ESAM) në Ankara, Tugrul Turkes rikujtoi kërkesën 4-pikëshe të Turqisë në bisedime.

Turkes shpjegoi pikën e arritur deri më tani në negociatat e Gjenevës për “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Qipro”, ndërsa kritikoi qëndrimin e papajtueshëm të palës greke të ishullit.

“Ne duam që kjo marrëveshje të prodhojë rezultate pozitive. Të njëjtën gjë e themi dhe në bisedime”, tha ai duke nënvizuar se po negociohet mbi qeverisjen, ndarjen e pushteteve dhe territoret e të dyja palëve të Qipros.

“Thamë që duhet garantuar barazia në 4 liri, por ata nuk u qasën aspak. Pastaj u propozuam që të privohej edhe Greqia, nëse këto i vlerësoni si lëshime apo koncesione, por as me këtë nuk pajtohen. Megjithatë, pavarësisht gjithë këtyre, po ruajmë vullnetin tonë të mirë”, shtoi zv/kryeministri Turkes.

Mes të tjerash, Turkes u ndal gjithashtu mbi popullsinë turkoqipriote, që në bisedime vlerësohet të jetë 220 mijë banorë, duke nënvizuar se edhe ai vetë është nënshtetas i Qipros, por s’përfshihet në shifrat e sipërcituara.

“Popullsia e Qipros vlerësohet si 805 mijë banorë në pjesën greke dhe 220 mijë në atë turke. Kjo është e gabuar, pasi popullsia turkoqipriote është mbi 300 banorë. Në mesin e këtyre 220 mijë banorëve s’numërohem as unë dhe as fëmija im. Disa vdesin, të tjerë vijnë në jetë; mirëpo pala grekoqipriote nuk do që t’i numërojë as ata”, reagoi Tugrul Turkes duke ngritur pyetjen: “A mund të ketë vallë një marrëveshje të tillë?”

Në fund, zv/kryeministri Turkes vuri në pah se turqit e Qipros jetojnë kryesisht në Angli, Kanada dhe Australi; prandaj edhe kanë filluar urgjentisht përcaktimin e turkoqipriotëve në Britaninë e Madhe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit