8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

BE ndalon importin e produkteve që shkatërrojnë pyjet

Më të lexuarat

Marrëveshja e llojit të parë në botë

Anëtarët e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje të martën për të ndaluar importet e produkteve që kontribuojnë në shpyllëzimin në mbarë botën.

Marrëveshja, e cila duhet të miratohet zyrtarisht nga Parlamenti Evropian, kërkon që kompanitë të verifikojnë që mallrat që ata shesin në BE nuk kanë çuar në shpyllëzim dhe degradim të pyjeve askund në botë, duke filluar nga viti 2021.

Kompanitë duhet gjithashtu të demonstrojnë se mallrat që importojnë janë në përputhje me rregullat e vendit të origjinës, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e popullatës vendase.

Kryetari i Komitetit të Mjedisit të Parlamentit Evropian, Pascal Canfin, tha se marrëveshja e arritur të martën ishte e para e këtij lloji në botë.

“Evropa do të mbyllë derën për produktet e përditshme që kanë një ndikim të madh në shpyllëzimin global, nëse importuesit e tyre nuk janë në gjendje të demonstrojnë se nuk vijnë nga zona të shpyllëzuara. Është kafeja që pimë në mëngjes, çokollata që hamë, qymyri që përdorim për skarë, letra në librat tanë. Është radikale dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë”, tha Canfin.

Pyjet në mbarë botën kërcënohen gjithnjë e më shumë nga shpyllëzimi dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) vlerëson se 420 milionë hektarë pyje janë shkatërruar nga viti 1990 deri në vitin 2020, që është më shumë se sipërfaqja e BE-së.

Më shumë se 100 vende u zotuan vitin e kaluar të ndalojnë shpyllëzimin deri në vitin 2030, si pjesë e luftës kundër ndryshimeve klimatike.

Pyjet janë një mjet i rëndësishëm natyror për largimin e gazeve serrë nga atmosfera, pasi bimët thithin dioksid karboni ndërsa rriten. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit