14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

BE-ja merr vendim që edhe Shqipëria me pasaportë dixhitale për COVID-19

Më të lexuarat

Nga sot hyn në fuqi vendimi qe e lidh Shqipërinë me sistemin evropian dhe certifikatat e COVID-19 që ai do të lëshojë, duke u pranuar në Bashkimin Evropian me të njëjtat kushte si pasaportat dixhitale të bllokut.

Lëvizja vjen në kohën kur situata e pandemisë po njeh një përkeqësim të ri në pjesë të ndryshme të Evropës.

Shtatë vendime të reja u morën lidhur me certifikatat e COVID-19 të lëshuara nga Shqipëria, Andorra, ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku e Panamaja. Këto shtete e territore, thuhej në njoftimin e bllokut, kanë pranuar në të njëjtën kohë të certifikatën dixhitale të BE-së për udhëtim drejt tyre nga vendet e unionit.

Në të njëjtën kohë, shtetet janë pajtuar të pranojnë certifikatën dixhitale të BE ndaj COVID-19 për të udhëtuar nga BE drejt shteteve të tyre.

“Gjatë verës, ne kemi parë që qytetarët janë të aftë për të udhëtuar të sigurt falë certifikatës dixhitale evropiane ndaj COVID-19. Është një situatë fitoreje: qytetarët mund të shijojnë të drejtën e lëvizjes së lirë dhe bizneset si dhe sektori i transportit mund të fillojë të lulëzojë sërish pas humbjeve të muajve të kaluar. Unë mirëpres më shumë shtete jashtë BE që po i bashkohen sistemit tonë të suksesshëm”, ka njoftuar komisionari evropian i Drejtësisë, Didier Reynders. /TCH/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit