2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

BE-ja dakordohet për të lejuar vendosjen e Frontex-it në Shqipëri

Më të lexuarat

“Frontex do të jetë në gjendje të ndihmojë Shqipërinë në menaxhimin e flukseve migratore, luftimin e imigracionit të paligjshëm dhe trajtimin e krimit ndërkufitar”, thuhet në njoftim

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) ranë dakord për të nënshkruar marrëveshjen që lejon Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) të vendoset në Shqipëri, transmeton Anadolu.

Këshilli i BE-së njoftoi në një deklaratë se vendet e BE-së “miratuan një vendim për të nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë për aktivitetet operacionale të kryera nga Frontex”.

“Frontex do të jetë në gjendje të ndihmojë Shqipërinë në menaxhimin e flukseve migratore, luftimin e imigracionit të paligjshëm dhe trajtimin e krimit ndërkufitar”, thuhet në njoftim.

Marrëveshja do të lejojë operacione të përbashkëta me organet ligjzbatuese shqiptare dhe vendosjen e ekipeve të menaxhimit të kufirit Frontex në Shqipëri.

Blloku nënshkroi marrëveshje të ngjashme me Malin e Zi në fillim të vitit, e cila hyri në fuqi më 1 korrik.

Vendimi vjen mes shqetësimeve në rritje rreth presionit migrator.

Të martën, Agjencia e BE-së për Azilin njoftoi se numri i kërkesave për azil u rrit me 28 për qind duke arritur në 519 mijë dosje në gjashtë muajt e parë të vitit në krahasim me gjysmën e parë të 2022, duke shkaktuar një ngecje të konsiderueshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit