14.4 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Tregimi për sot – Thelbi, bërthama e jo lëvozhga!

Më të lexuarat

Kadiut, Ismail, ibën Is-hak Malikiut, Allahu e mëshiroftë, i kanë thënë:

A nuk shkruan një libër në lidhje me edukatën e gjykimit?

Ia ktheu: gjykimi a ka edukatë tjetër pos drejtësisë!

Gjyko drejt edhe shtrij këmbët në zyrat e gjykatave. Prej sëmundjeve që trashëgohen brez pas brezi në sjelljet e njerëzve është edhe kujdesi i madh karshi dukjes dhe shpërfillja e thelbit!

Të merremi vesh, unë nuk jam tërësisht kundër kujdesit për dukjen, qoftë ajo dukje e një personi, apo një organizate, madje edhe një shteti!

Fakt është se dukja është ajo që le përshtypjen e parë te ne!

Ajo që jam kundër unë është që gjërat të cilat janë dekorime të shndërrohen në gjëra bazike dhe më të rëndësishme se gjërat për të cilat është themelu ajo organizatë, për shembull! Ti jepet rëndësi protokollit më shumë se qëllimit për të cilin bëhet gjithë ai organizim!

 

Më duke se sikur:

  • Ceremonia e varrimit të një personi është bërë më e rëndësishme se vet personi i vdekur!
  • Detalet e organizimit të dasmës janë bërë më të rëndësishme se martesa e dy të rinjve!
  • Çallma e hoxhës është bërë më e madhe se vet dituria që bartë ai!
  • Ndodh që çekani i gjykatësit të jetë më i madh se drejtësia e tij!
  • Ndodh që shkëlqimi i pllakave të spitalit të jetë më i rëndësishëm se sa kujdesi ndaj të sëmurëve!
  • Kapela e përfundimit të universitetit të jetë më e madhe se dituritë dhe shkathtësitë që i kanë marrë studentët në atë universitet!
  • Kujdesi ndaj gjelbërimit të rrugëve të jetë më i madh se sa kafshata e gojës të qytetarëve të atij vendi!

Ka disa gjëra që ndërlidhen me thelbin dhe nëse i kryejmë këto gjëra atëherë nuk na dëmton asgjë nëse kemi lërë mangut ndonjë gjë nga dukja.

Sikur kur njeriu e fiton një kafshatë buke hallall edhe rrobat i ka të përllomura!

Ç’farë dobi kemi nga njerëzit që mbajnë rroba të pastërta dhe elegante, por janë hajna?!

Mirëpo i verbëri të parin e sheh me dhembshuri ose përçmim, kurse të dytin me respekt dhe nderim!!!

Delegacioni qeveritar që u nis nga Medineja e Nderuar për në Sham që të merr solemnisht çelësat e Kudsit (Jerusalemit), përbëhej nga Omer ibën Hatabi, i cili kishte rroba të harnuara, ndihmësi i tij, Muhamed ibën Mesleme dhe një deve!

Mirëpo Omeri, radijallahu anhu, ishte Faruku, ai që ndante drejtësi, njeriu nga i cili ikte shejtani, burrështetas që qeveriste me drejtësi, organizoi administratën e shtetit dhe i mposhti perandoritë!

Omeri nuk kishte delegacion me dukje madhështore, por kishte thelbin e pozitës, andaj nuk i mungoi asgjë!

# Mbrëmë në jaci e pash njërin duke u falë në saffin e parë, por e di se ai i ka këputur lidhjet familjare!

# E njoh një tjetër i cili i jep rëndësi të madhe përdorimit të misvakut , por ka borxh të cilin nuk e lanë tash e sa vjet, edhe pse harxhon pasuri në gjëra jo të domosdoshme për vete dhe familjen e tij. Kthimi i borxhit është më meritor se sa këto harxhime që bën ai!

# Fetari boshe, rituale pa shpirt, që i ngjajnë një plakës e cila në moshën 90 vjeçare vishet me rroba të nusërisë!

# Një drejtori i spitalit i cili gjatë fjalimit komorativ pas vdekjes së një mjeku foli për humanizmin e këtij profesioni dhe se ky profesion është mision dhe jo profesion për të grumbulluar pasuri të majme, para një muaji kishte dënuar krejt ekipin mjekësorë të emergjencës, mjek e teknik medicinal, edhe stafin menaxhues, pse kishin marë në trajtim një plak që më vonë u kuptua se nuk ka sigurim shëndetësor e as pasuri personale për të paguajtur çmimin e trajtimit!

# Vesh rroba elegante por mos e harro zemrën tënde, e të bëhet ajo më e lirë se rrobat që i mban!

# Hip lart në qiell, arrij sukses madhështor, por në këtë rrugë shif mos shkel askënd para teje për të arritur këtë qëllim, sepse arritja e ndotur është ulje!

# Lufto edhe triumfo por me armë të ndershmërisë, sepse fitorja e ultë është disfatë sado që ti do mundohesh ta bindish vetën me të kundërtën!

# Syno pozita të larta në angazhimet tuaja, zyre të madhe, pozitë të levërdishme, karige të rehatshme, por me kusht që të mos ulet në këtë pozitë një qese mbeturinash në formë të njeriut!

# Merr diplomë dhe tituj të lartë, por mos harro se diploma është vetëm një letër që vjerret në murë, më me rëndësi është njeriu!

Ed-hem Sherkavi

Përktheu: Bekir Halimi

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit