Bashkimi Evropian ka shprehur ngushëllime për tragjedinë e mbrëmshme në spitalin modular në Tetovë.
Euro-ambasadori në RMV, David Geer, në një postim në Twitter shkruan se BE shpreh ngushëllimet më të thella për familjarët dhe miqtë e viktimave.
“Lutjet tona janë me njerëzit e Tetovës, pas zjarrit tragjik në spitalin modular. Ngushëllime të sinqerta për familjarët dhe miqtë e atyre që i kanë humbur jetët, ndërsa ju dëshirojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, shkruan Geer.Lexo po ashtu:
Zjarri që shpërtheu mbrëmë në spitalin modular në Tetovë, zyrtarisht ka marrë jetën e 14 personave sipas Prokurorisë, ndërsa shkaqet ende nuk dihen./Telegrafi/